Nga Indrit Vokshi/ Duhet të jemi kombëtarist

0
219

Veriun “e pronësoi” Sali Berisha për ta pasur si armë personale.

Kur erdhi puna për të krijuar oligarkë përmes tenderave, për të ndarë paratë ose për të kapur pozicionet kyçe, si territoriale, si institucionale, nuk u krijuan oligarkë as nga Dibra, as nga Shkodra as nga Lezha, as nga Mirdita apo Mati. Kapën pikat kyçe në kryeqytet, rrethi i ngushtë i tij.

Pra edhe brenda Veriut ka pasur favorizim; kishte më shumë përparësi po të ishe nga krahina e tij sesa nga vendet e tjera. Meqenëse e kanë hapur tapën e ibrikut të xhindëve tani, kjo është e vërteta.

Në rast nevoje “jemi të barabarë në diskriminim” – diskriminimi na shpërndahet në mënyrë të barabartë të gjithëve. Ndërsa kur ndahen përfitimet, nuk ka barazi por kanë përparësi “fisi i presidentit” (bazuar në historinë e Gazidedes me listën e kushërinjve).

Prandaj sduhet të biem viktima të këtyre gjërave. Nuk duhet ndjekur askush për motive krahinore. Duhet të jemi kombëtaristë. Njëlloj shqiptar është për mua si ai nga Shala e si ai nga Leskoviku.

Kombi shqiptar është konceptuar si komb me 4 komunitete fetare, prandaj kur kemi arritur parimisht një konsensus kaq të madh dhe unikal, është qesharake dhe absurde të biem viktima të krahinizmave.

Nëse komisionerja Gerta Bungo ka fyer me motive krahinore, ajo duhet proceduar, nuk është zyrtare e përshtatshme për Shtetin Kombëtarist. Mirëpo kurrsesi nuk duhet lejuar që mbi ketë rast apo edhe raste të tjera të shkaktohen fraktura krahinore, me tinzari e me qëllim për të përdorur mobilizimin krahinor për qëllime politike.

Nuk është minoritet Veriu. Prandaj nuk duhet lejuar të klasifikohet si minoritet, vetëm që dikush të flasë në emër të “minoritetit”. Duhet Shtet Kombëtarist.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here