Nga Indrit Vokshi/ Genc Pollo, shkrim skandaloz

0
141

Genc Pollo, shkrim skandaloz

Genc Pollo akuzonte kandidatët e PD-së në 6 bashkitë si asistentë të kandidatëve të PS-së.

Tani mundohuni ta imagjinoni sadopak:
Xhemal Bushati, Luan Haka, Ymer Marku, Ferdinand Saraci, Indrit Sefa e Luan Hoti, janë 6 demokratë.

Janë në punën e tyre, po rrinë në partinë e tyre, kandidohen nga partia e tyre, Partia Demokratike. Rrjedhë krejt normale kjo.

Papritur, pa e pasur hak e pa ia pasur kujt borxh, sulmohen nga Genc Pollo, shpallen asistentë të Edi Ramës.

Këtu në ketë mizerje vend, mund të jesh në punën tënde, në partinë tënde, në angazhimin tënd ashtu siç e gjykon ti se duhet. Befas shpallesh kuisilng i armikut. Nga persona si Pollo.

Kuptohet se ku e pickon miza Pollon: opinioni publik shqiptar po e sheh qartë e më qartë lëvizjen ku është Pollo, si lëvizje më shumë me synime hakmarrëse kundër PD dhe lidershipit të saj sesa si lëvizje normale me synime qeverisëse.

Kanë dalë haptas si lëvizje që synojnë të dëmtojnë Partinë Demokratike në zgjedhje. T’i heqin vota, ta nxjerrin humbëse në 6 bashkitë që mandej të thonë “ja PD, humbi përsëri”.

Prandaj nxitojnë ta kthejnë në të kundërt realitetin, ta kthejnë me kokë poshtë.

Pollo pra ka thënë; kandidatët që janë zyrtarisht të Partisë Demokratike, po u hiqkan vota kandidatëve të Partisë Demokratike që janë regjistruar me LSI-në. Këta kandidatët me sigël të LSI-së janë të vërtetët, ndërsa këta që i ka kandiduar zyrtarisht PD, siç ka bërë këto 30 vite, nuk janë të vërtetët. A e kuptoni çfarë marrëzie?

Është zgjedhja e tyre të regjistrohen si të duan e me kë të duan. Kjo është politika. I njeh politika këto skizma, ska asgjë tragjike.

Por të mos sillen si militantë të Leninit dhe me inxhinieri leniniste të mundohen të denigrojnë të tjerët.

Thoni o zotërinj, o shokë; “jemi më të mirë se të tjerët, kemi kapacitet qeverisës, meritojmë të fitojmë 6 bashkitë, edhe pse nuk kandidojmë me PD”. Mund të silleni edhe kështu, pa sharë e pa denigruar. Politikë quhet edhe kjo.

PD është një parti, ska dy. Jo çdo lëvizje e cila shkëputet nga PD, quhet PD.

Pollo e di mirë ketë sepse në vitin 1999 u shkëput nga PD dhe pasi tentoi t’i falsifikojë emrin PD-së (nuk e lejuan organet shtetërore, njëlloj si sot), ai nisi t’i hiqte vota PD-së për ta nxjerrë humbëse.

I harruat këto? Ketë që po ndodh sot e ka bërë Pollo i pari.

Kë quan Grupimi Lulzim ky Pollo? Unë psh po rri si gjithmonë në partinë time, në Partinë Demokratike. As jam njeriu problematik, as i kam bërë dëm njeriu, më e rëndësishmja, nuk i shërbej ndonjë agjenture armike, as kam miliona euro të cilat nuk mund të fitohen me rrogë.

Por unë nuk qenkam demokrat, qenkam grupim lulzim. Ndërsa ky Pollo na qenka demokrat i pastër e i flaktë. E kuptoni çfarë bëjnë skilet e tranzicionit?

Pse e mora personale, do pyesni ju, sepse ai nuk e pati personale me mua?

E vërtetë, nuk e pati. E mora personale sepse unë jam aty në partinë time. Demokrat si përherë dhe nuk mund të më quajë mua grupim lulzim, jo Pollo, po askush. Madje Pollo e këta mund të kenë bërë pazare e ndonjë biznes me Lulin. Idhnohen këta, etiketohemi ne të tjerët veç pse rrimë në parti.

Nuk e përcaktojnë këta kush është e si duhet të jetë demokrati, çfarë karakteristikash e cilësish duhet të ketë demokrati. Sidomos disa të cilët janë shembulli më i keq, janë ashtu siç demokrati nuk duhet të jetë.

Kur iu shtua oreksi për sharje dhe etiketime këtyre? Apo ka promovuar Basha disa delikatë me zë të hollë të cilët duken si qenushë lozonjarë, prandaj skileve të tranzicionit u ngrihen veshët dhe mendojnë se mund t’i shajnë e denigrojnë “en block” të gjithë demokratët? Është më mirë të shtiren si pleq të urtë.

Nuk ua kemi ne fajin as Pollos as ndokujt tjetër pse ngritën revolucion në gotë uji dhe dështuan. Nuk ua kemi fajin as pse KQZ-ja dhe ligji shqiptar nuk i njeh, prandaj përfunduan dhe u katandisën me LSI-në. E kanë fajin vetë. Tani ta mbajnë.

Kështu që të mos shajnë as etiketojnë demokratët. Demokratët me 6 mars duhet të votojnë kandidatët e Partisë Demokratike, Xhemal Bushatin, Indrit Sefën, Ferdinand Saraçin, Ymer Markun, Luan Hakën dhe Luan Hotin. Kandidatët e tjerë të nderuar e të respektuar por kanë zgjedhur parti tjetër, skuadër tjetër.

Ata të cilët futen për tu hequr vota kandidatëve të PD-së, janë Pollo dhe të ngjashmit e tij. E kanë bërë ketë prej vitit 1999 e deri sot. Shantazh “ose më jep në copë ose të prish punë.” E faktuar kjo. Prandaj të rrinë mirë siç duhet, të bëjnë politikën e tyre e të mos etiketojnë demokratët.

Kaq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here