Nga Indrit Vokshi / Kush është Mike Pompeo i cili ka mbërritur në Shqipëri?

0
194

Kush është Mike Pompeo i cili ka mbërritur në Shqipëri?

Amerikan me origjinë italiane. Paraardhësit e tij kanë emigruar në Amerikë nga Abruzo e Italisë në vitin 1900.
Ushtarak me gradën kapiten, ka kryer Akademinë Ushtarake të SHBA e njohur si West Point. Komandant tankesh në Gjermaninë Perëndimore në vitet 1986-1991. Jurist i diplomuar në Harvard. Ka qenë edhe biznesmen.
Është zgjedhur në Kongresin Amerikan. Ka shërbyer si Shef i CIA-s dhe Sekretar i Shtetit nën presidencën e Donald Trump. Është republikan i thekur e besimtar.

Vjen në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të mardhënieve Amerikë-Shqipëri.
Pa dashur të shfaq nota të tepruara e as patetizëm, dua të them se për Shqipërinë dhe kombin shqiptar është shumë mirë që përkrahet nga Amerika dhe vizitohet nga personalitete amerikane të një rangu të tillë të lartë.

Të mos harrojmë, shekull pas shekulli e dekadë pas deķade, jemi masakruar e përzënë nga trojet tona në Ballkan, prej shovenizmave të shteteve fqinje. Lexoni kronikat çfarë shkruajnë, çfarë u është bërë shqiptarëve. Nuk kishim aleatë. Nuk na mbronte askush. Përfaqësuesit tanë rendnin sa në një kryeqytet në tjetrin por ua mbyllnin derën. Na përkrahu vetëm Austria për një gjysëm Shqipëri.

Sot shteti më i fuqishëm që ka njohur bota, ai shtet të cilit i respektohet vendimi në çdo kontinent të globit, mbështet shqiptarët. Sigurisht nuk i mbështet për dashuri sepse si shtet ka interesat e veta, mirëpo për ne si shqiptarë është fat që shteti më i fuqishëm nuk i ka interesat të kundërta me interesat tona kombëtare. Në Amerikë e kemi një derë e cila sna përplaset në fytyrë.

Kjo nuk është diçka e vogël. Kësisoji Shqipëria dhe shqiptarët duhet të bëjnë pjesën e tyre të detyrës për ta ruajtur sa më gjatë ketë mardhënie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here