Nga Indrit Vokshi/ PD është vokacion shoqëror, nuk është shpikje personale e askujt, as pronë e askujt, as mund të përdoret si shpellë e askujt

0
63

Kismet Zotit, ne do bëjmë një përpjekje të vështirë për nga rrethanat, por tepër madhështore për nga morali dhe guximi. Nën flamurin e Partisë Demokratike, si gjithmonë.

Me gjithë kapacitetin fizik, mendor e financiar. Deri në gramin e fundit të takatit, deri në mungesën e gjumit, deri në 5 mijë lekëshin e fundit të parave personale.

Na kanë sharë e na kanë thënë se sjemi askush, se skemi vota, se jemi hiç, se jemi shërbyes të Edi Ramës. E kush na i ka thënë këto? Ata që sjanë vërtet askush, ata që sjanë votuar ndonjëherë, ata që kanë blerë 50 euro votën për llogari të PS dhe LSI-së, ata që për 8 vjet opozitë i kanë shërbyer Edi Ramës.

E kujt i thanë? Neve që 8 vjet kishim numëruar vota duke ngrënë vetëm nga dy molto, kur ata hanin darka me kundërshtarin. Neve që bënim fushatë me lek xhepi, kur ata shpërndanin lek nëpër lagje e fshatra për partitë kundërshtare.

A mund të mos dalim me rezultat siç mendojmë? Po. Mund të ndodhë edhe kjo. Veçse smund të them se nuk është adrenalinë e madhe të kandidosh kundër 3 familjeve sundimtare të këtij vendi, atyre që e mbajnë Shqipërinë Republikë Mafioze e shtet despotik. Adrenalinë e madhe është. Kush e llogarit veten burrë, përballet si burrat, sado i fortë kundërshtari. Ne jemi shqiptarë, jemi demokratë. Do luftojmë deri më gramin e fundit të takatit për ngadhnjimin e Partisë Demokratike e cila gjendet nën sulmin e 3 tarafeve sunduese. Ska dorëzim. PD është vokacion shoqëror, ka lindur nga lëvizja anti-komuniste, nuk është shpikje personale e askujt, as pronë e askujt, as mund të përdoret si shpellë e askujt. Prandaj duhet të vazhdojë në normalitet, të nominojë si kandidatë djem e vajza që e lartësojnë.

✌✌

Shkruaj nje koment