Nga kushtet e licencës te sipërfaqja e lejuar dhe gjobat, çfarë parashikon pr/ligji për kultivimin e kanabisit mjekësor

0
175

Qeveria miratoi dje prodhimin e kanabisit për qëllimin mjekësor. Sipas projektligjit të zbadhur, parashikohet ngritja e një Agjencie Kombëtare, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila do të kontrollojë kanabisin.

Projektligji parashikon edhe kushtet e dhënies së licencës dhe lejeve për subjektet të cilat kërkojnë të kultviojnë kanabis.

Pranë Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit do të ngrihet edhe Komisioni i Licencave që do të administrojë dhe verifikojë kërkesat që do të paraqesin subjektet. Komisioni do të ndërmarrë edhe sanksione ose gjoba për ato subjekte që janë të pajisura me leje dhe licenca, por që shkelin kushtet e parashikura në ligj.

Licenca për çdo kompani të interesuar miratohet nga qeveria bazuar mbi disa kritere dhe procedura përzgjedhëse të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Kanabisit. Sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.

Licenca për kultivimin e kanabisit mekësor jepet vetëm në sipërfaqe të hapura, të mbuluara ose sera.

Licenca për prodhimin e cannabis-it për qëllime mjekësore mund të përmbajë veprimtaritë e mëposhtme: a) Kultivimin, prodhimin dhe përpunimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore; b) Transportimin e farërave, bimëve dhe produkteve e nënprodukteve të cannabis-it për qëllime mjekësore në territorin e Republikës së Shqipërisë; c) Eksportin e bimëve, produkteve dhe nënprodukteve të cannabis-it për qëllime mjekësore.

Çdo 3 vjet, kushtet e licencës rivlerësohen nga Agjencia, e cila, nëse konstaton mospërmbushjen e kushteve dhe kritereve, propozon, sipas rastit, pezullimin ose shfuqizimin e licencës apo i kërkon subjektit plotësimin e kushteve brenda një afati 30-ditor.

Shkruaj nje koment