Nga Maroku në Kretë, Mesdheu nën pushtetin e flakëve, vijon evakuimi

0
57

Franca ka evakuuar më shumë se 14,000 njerëz të kërcënuar nga zjarret në jug-perëndim, pasi u përhapën edhe në Spanjë, Kroaci dhe Greqi.

Autoritetet në Gironde të Francës, një rajon i njohur turistik, kanë evakuuar rojet nga kampingjet. Edhe turistët u larguan. Zjarret janë përhapur në zonat Teste-de-Buch dhe Landiras, raporton BBC.

Në Spanjën jugore, më shumë se 3,200 njerëz u larguan nga zjarret në kodrat Mijas. Zjarret e Portugalisë janë vënë nën kontroll për momentin.

Megjithatë, qeveria portugeze thotë se 659 njerëz kanë vdekur, kryesisht të moshuar, nga të nxehtit gjatë javës së kaluar.

Në të gjithë Mesdheun, nga Maroku në perëndim deri në Kretë në lindje, mijëra zjarrfikës dhe shumë avionë bombardues me ujë janë vendosur. Që nga e marta, i gjithë rajoni është zhytur në vapë të fortë.

Shkruaj nje koment