Nga Nebil Çika/ Pajtimi me të keqen, dëshmi e primitivizmit tonë kombëtar !

0
181

Pajtimi me të keqen, dëshmi e primitivizmit tonë kombëtar !

“Edhe sikur një milonë herë ti kërkojmë falje, populli polak nuk duhet të na falë për atë që i kemi bërë ne komunistët” .

Kështu Wojciech Jaruzelski, udhëheqësi i fundit komunist i Polonisë tha duke kërkuar falje në vitin, 1989 ,kur ishte president,pas zgjedhjeve të para të lira që u fituan 99 % nga opozita antikomuniste Solidarnos.
Ai ishte bashkëpunëtori me i afërt i Gorbaçovit në projektin e Peristrojkës .
Në vitin 1984 liroi të gjithë të burgosurit politikë në Poloni dhe me vonë realizoi marrëveshjen me “Solidarnos” që i hapi rrugen zgjedhjeve të lira .

Pas lirimit të të burgosurve politikë në 1984 ai pati reaksion nga fanatikët komunist sidomos nga Sigurimi i Shtetit ,të cilët vranë një prift katolik, aktivist antikomunist.
Ai urdhëroi arrestimin dhe dënimin e ashpër të autorëve të vrasjes, gjë që nuk kishte ndodhë deri athërë në asnjë vend tjetër komunist.

Me gjithë këto veprime dhe faljen publike, populli e shteti polak nuk e falën.
Ai vdiq në mes të një procesi gjysor , për krime të komunizmit nën akuzat se si ministër i mbrojtjes ,gjatë ligjit ushtarak të vendosur në Poloni në vitin 1981, ishte përgjegjës për vrasjen e dhjetëra personave dhe arrestimin e shumë të tjerëve .

Dhe themi pastaj pse Polonia ka gjithë atë zhvillim krahasuar me ne?
Është shumë e thjeshtë nuk ka harruar krimet e komunizmit dhe nuk ka falur autorët e tyre, gjë që pati guximin ta kërkojë vetë drejtuesi i fundit komunist i vendit !

Ne i bëmë zgjedhjet e para pluraliste ë 1991 me burgjet e mbushura plotë me të burgosur politikë .
Falënderuan diktatorin komunist Ramiz Alia për themelimin e PD si parti “antikomuniste” . Drejtuesit e sajë në 1991 thoshin se nuk kemi punë me të përndjekurit politike dhe për më shumë se 30 vjet partia antikomuniste drejtohet nga një komunist, sekretar i PPSH.

Komunistët dhe Sigurimi i Shtetit vazhdon të drejtojë shtetin nga nivelet me të larta deri në qelizën e fundit të tij .

Askush nuk ka kërkuar falje për krimet e komunizmit dhe nuk është bërë asnjë përpjekje serioze për zbardhjen dhe ndëshkimin e autorëve të tyre .

Mendoj që kjo ka lidhje me konceptin që popujt e kombet dhe elitat e tyre kanë për lirinë dhe demokracinë, të mirën dhe të keqen dhe veçanërisht besimin në Zot e në vlerat kombëtare e universale.
Ka lidhje me kulturën e moralin ,nivelin e tyre .
Ata edhe komunistët i kishin më ndryshe e me “njerëzor” se këta kanibalët tanë që nuk i bren asnjë fije ndërgjegje për krimet që kanë bërë e i bejnë këtij populli .
Por edhe ky popull në masë e meriton këtë trajtim . Mjafton të shikosh se si një pjesë e viktimave të krimeve të komunizmit vazhdojnë të mbështesin komunistët dhe xhelatët e tyre.
Kjo nuk mund të ndodhë në Poloni e në asnjë vend tjetër të Evropës ish komuniste, përveç stepave të Rusisë .
Dalim pastaj e bërtasim pse Evropa nuk na pranon .
Mund të jemi gjenetikisht dhe gjeografikisht europian, por mendërisht dhe moralisht jemi në stepat e Azisë dhe xhunglat e Afrikës .
Qëndrimi që po mbajmë ndaj diktaturës komuniste, të keqes më të madhe në historinë kombëtare është prova më e qartë që nuk e meritojmë atë.
Nuk mund të shkosh drejt Evropës, qytetërimit dhe prosperitetit i udhëhequr e drejtuar ende nga kiministët, përgjegjes për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Nuk është problemi që këta tanët nuk kërkojnë falje e nuk ikin vetë nga pushteti si në Poloni, problem është që ne në vend që të ngrihemi e ti largojmë i mbështesim ende edhe pse tani pas 32 vjetësh të gjithë e dinë çfarë i kanë bërë e po i bëjnë këtij poulli e kombi, komunistët shqiptarë.

Kjo është diferenca midis popujve të qytetëruar dhe atyre primitivë.

n.ç

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here