Nga Osman Stafa/Disa pyetje për 18 mijë të rinjtë në koncertin e Noizyt

0
44

Mblodhi mbrëmë në Tiranë një kengëtar, Noizy, 18 mijë veta. U deklarua se u shitën 18 mijë bileta. Dhe sheshi Nënë Tereza, ishte plot. Nuk kam asgjë për aktivitet kulturore, përkundrazi të ketë sa më shumë, se bëjnë mirë. Dhe jam ndër ata që i do këto aktivitete, dhe i kërkon, sepse nuk rri dot në kafe.

Por të mendosh se 18 mijë të rinj, dalin në këtë koncert, rrinë nga ora 18, deri në mesanatë, këtu ka një problem, dhe për kohën që po jetojmë.
Unë nuk shikoj shumë pjesmarrje të të rinjve në protesta. Zëri i tyre nuk dëgjohet askund. A thua se nga kafja i çon vetëm Noizy?

Ja që dilkan të rinjtë në shesh. Po për çfarë dalin?
Për të kenduar dhe bërë qejf? Kjo patjetër që duhet, por a jetojnë me realitetin?

Po për të drejtat e tyre kur do dalin?
Po vidhemi çdo ditë. Dhe në forma të frikshme, kujtoj sa po na shkojnë rrugët, sa po na shkojnë konçensionet, sa kanë shkuar inceneratorët, që inceneratorë s’ka? Dhe prap të rinjtë nuk reagojnë.

Kam disa pyetje për 18 mijë të rinjtë!

A jetoni në Shqipëri? I përballoni qiratë e shtëpive, që janë ngritur edhe më shumë vitet e fundit? Jeni të kënaqur me rrogat? Jani të kënaqur me arsimin, shëndetësinë? A mund të bleni dot një shtëpi? Mundeni të nisin një bashkëjetëse duke pasur parasysh kostot? A mund të marrni një kredi?

E mendoni se Shqipërisë po i shkojnë punët mirë?
Nëse po, na e shpjegoni si? Nëse jo, pse?

Po familjarët tuaj, a janë të kënaqur? A punojnë? Kanë rroga të mira? Sa sakrifikojnë që ju të studioni në Tiranë?

Vetëm argëtimi dhe Noizy ju bëjnë të ngriheni nga kafja? Si mundet?

A jeni dakord ju me çfarë po bën politika mbi jetët tona? Mbi familjet tona? Mbi të ardhmen tonë?

Prindërit tanë bënë një gabim të madh. Nuk reaguan kur duhej dhe lanë korrupsionin politik të ngulte rrënjë në vendin tonë, dhe sot e vuajm ne.

Si? Duke mos pasur shpresë, duke mos pasur punë që të na sigurojnë një të ardhme.

Do e lëmë këtë sistem edhe ne për fëmijët tanë?
Do i lëmë edhe ne, siç na lanë, ne mes të ujqërve, padrejtësive, dhe pasigurisë?

Sepse unë jam i sigurt që 18 mijë të rinj, jo vetëm bëjnë një qeveri të dridhet, por nëse duan e rrëzojnë brenda orës.

Dhe sa kohë ne s’do të ngrihemi, s’do reagojmë se duhet të mbajmë vendin e punës, do tregohemi indiferent, do mendojmë se ç’më duhet mua, politika e korruptuar do na qeverisë, sepse në asnjë moment s’do shohë se mund t’i hyj gjemb në këmbë!
18 mijë veta, mund të ndryshonin të ardhmen e këtij vendi, por ata kanë zgjedhur që në një kohë krize globale, lufte siç thotë Kryeministri, të kërcejnë e këndojnë.

p.s Asgjë personale, por vetëm parimore.

Shkruaj nje koment