Nga Rezart Bejko: Dilema e madhe e PD-se; me Bashen apo pa Bashen

0
134

Dilema e madhe e PD-se; me Bashen apo pa Bashen
———————————-
Ka shume konfuzion mbi ate se cfare duhet te beje PD-ja pas rezultatit zhgenjues te zgjedhjeve, dhe me se shumti Basha personalisht.
Pergjigjia se kush ka te drejte, mbeshtetesit e Bashes apo kritiket e tij nuk eshte kaq e thjeshte dhe e prere.
Natyrisht qe Basha ka pergjegjesite e veta per humbjen ne keto zgjedhje, pergjegjesi e cila fillon nga bojkotimi i reformes territoriale dhe i zgjedhjeve lokale e mbaron tek perzgjedhja e disa kandidateve qe nuk inspirojne as familjen e tyre, apo tek vendimi per te mos dale ne nje liste te vetme me LSI-ne.

Duhet thene ne fakt se ne kemi luksin ta gjykojme pas reziltatit te gjithe aksionit te tij politik, por ndonje kritik i Bashes sot, e ka mbeshtetur ate ne keto vendime politike, ndaj edhe gjykimi aposteriori eshte gjeja me thjeshte qe mund te besh.

Vetem nese Opozita (PD-LSI) do te kishte dale me nje liste te vetme, sot PS do te kishte minimumi 5 deputete me pak. Gjithsesi keto nuk jane arsyet madhore pse opozita humbi.
Arsyeja madhore ishte fakti qe PD nuk luftone kunder PS si konkurrente e barabarte me rregulla loje te ndershme, por kunder nje makinerie formidabile shteterore ku milionat e buxhetit te shtetit se bashku me nje armate te madhe punonjesish te administrates dhe nje grupimi gati paramilitar trafikantesh e banditesh gjithesoj, bene diferencen ne rezultatin final.

Gjithsesi, nuk duhet harruar fakti se edhe pas gjithe ketyre zullumeve te “rilindjes” opozita, kryesisht PD-ja arriten nje rezultat jo te keq ne keto zgjedhje. Ky rezultat tregoi se nje pjese e mire e shoqerise shqiptare donte nje ndryshim dhe i besuan Bashes si lider i opozites dhe si njeriu qe mund te merte fatet e vendit ne dore.
Thene kete, dikush mund te kerkoje edhe doreheqjen e Bashes, per arsyet e veta objektive apo subjektive, por kjo gje duhet bere ne momentin e duhur. Ne fund te fundit ky eshte ushtrimini demokracise ne parti. Askush nuk mund te prese se do t’i kete te gjithe me vete, sidomos pas dy humbjesh te medha. Kritikat jane te pritshme dhe te shendetshme nese jane parimore dhe nuk reflektojne thjesht hatermbetje personale apo ambicie karrieriste si qellim ne vetvete.

Basha ka te drejte, brenda nje kohe te arsyeshme, te provoje para shqiptareve dhe sidomos nderkombetareve, se zgjedhjet u vodhen ne menyre spektakolare nga banda ne pushtet dhe se ne Shqiperi nuk ka asnje dallim mes Partise Socialiste dhe Shtetit. Shume shqiptare e nderkombetare tashme e kane te qarte se Partia eshte Shteti dhe Shteti eshte Partia. Skeptikeve nderkombetare u duhen paraqitur thjesht prova.

Nga eksperienca e viteve te fundit dhe sjellja e Brukselit dhe Washingtonit ne raport me regjimin e Rames, ne mund ta imagjinojme qe tani qendrimin e tyre ndaj zgjedhjeve edhe nese Basha sjell prova kekoforta te vjedhhes se votes, shperdorimit te shtetit dhe hedhjes ne ere te parimit baze te demokracise: zgjedhje te lira, te ndershme dhe te pranuedhme.
Ata, me gjasa e kane ndare mendjen se do t’i njohin zgjedhjet si legjitimie pavaresisht disa qendrimeve kritike mbi “disa standarte te shkelura” dhe udhezimet e tyre te lodhshme se ku ka vend per permiresime te metejshme.
Burokratet evropiane dhe amerikane e kane treguar se nuk u plas aq shume per demokracine ne Shqiperi sesa per stabilokracine.

Pra Basha duhet te jete i pergatitur per rastin me te keq dhe duhet te kete gati nje strategji qe i duhet bere e qarte elektoratit sa me shpejt.

Nese ne rastin me fatlum, por pak te mundshem, nderkombetaret nuk i njohin zgjedhjet si te lira e te ndershme, atehere askush nuk ka pse te kerkoje doreheqjen e Bashes.
Mbasi Basha ta kete bere ne menyren me te mire te mundshme paraqitjen e provave te vjedhjes se zgjedhjeve, dhe nderkombetaret gjithsesi vendosin t’i njohin ato, atehere ai duhet te kerkoje serish votebesimin tek elektorati i PD per te vazhduar ose jo drejtimin e partise per kater vitet e ardhshme.
Ky votebesim nuk duhet te jete me deklarata qe vijne nga deget lokale neper rrethe sepse ato nuk shprehin saktesisht vullnetin e gjithe demokrateve dhe lidershipi i tij nuk do te ishte i gjithepranuar.

Forumet e Partise duhet te mblidhen ne takime lokale e qendrore te diskutojne e ne fund votojne se cili duhet te jete qendrimi i tyre ndaj Bashes si dhe linja politike qe duhet te ndjeke PD ketej e tutje.
Por edhe vete Basha do te duhet kerkoje votebesimin me zgjedhje te reja ne PD ku mundesisht njerzit te votojne direkt nje anetar nje vote per kryetarin e ri te PD-se. Nese Basha konfirmohet serish, ai do te vazhdonte betejen kunder regjimit i sigurt se ka mbeshtetjen e anetaresise dhe ne rast deshtimi nuk do te merrte te gjitha gjynahet vete, pasi pergjegjesia do ishte deri diku edhe e vete anetaresise qe e zgjodhi.

Natyrisht qe, qofte konfirmimi i Bashes si kryetar, qofte zgjedhja e nje kryetari te ri do ke kishte problemet e veta, ndaj eshte e veshtire te thuhet se cili opsion eshte me i favorshem.
Nese Basha do te konfirmohet, kjo te sillte zemerim te pjesshem e si rrjedhoje ndoshta percarje te tjera brenda PD-se, e cila pas gjithe atyre cfare kane ndodhur ne keto vite opozite, nuk e ka me luksin te duroje largime te tjera nga rradhet e veta.

Nese do te zgjidhet nje kryetar i ri, atehere me shume gjasa do te kemi serish humbje te opozites ne zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare thjesht per faktin se PD do te kete nje kryetar te ri , por jo detyrimisht nje lider te ri.
Kryetarit te ri hipotetik do t’i duhet te farketohet ne kudhren e opozites per ca vite per te treguar leadership dhe per te kthyer frymen e shpreses jo vetem tek elektorati i djathte por tek te gjithe shqiptaret qe jane neveritur nga regjimi i Rames dhe akrobacite e pafytyra te diplomateve te cilet jane kthyer ne governatore de facto te vendit dhe pergjegjes per zhberjen e demokracise shqiptare.

Gjetja e nje kryetari te ri, qe do te dije te kthehet ne leader, nuk duhet mare si e garantuar pasi, ne rastin me te keq, kryetari i ri mund te mos kete stofen e liderit, e ne kete rast Rama mund te qeverise aq gjate sa te pergatise Zahon si trashegimtar te tij politik.

Nese asgje nga keto nuk ndodh dhe Basha vendos te drejtoje PD drejt nje opozite katervjecare, atehere ai do te mare mbi vete nje barre te rende dhe do te duhet te degjoje rekomandimin e Mark Markut e Gjekmarkajt per thirrjen e protestave te verteta (jo te tipit tre xhiro rreth kryeministrise e ik ne shtepi), deri ne rrezimin e qeverise. Madje duhet te kete edhe kurajon qe Ambasadores t’i kerkoje te mos ta therrase me “miku im Luli” por thjesht Z. Basha.
Vetem rrezimi i qeverise, pa mbaruar mandatin, do te justifikonte qendrimin e tij ne krye te PD-se me apo pa miratimin e gjere te anetaresise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here