Nga rindërtimi te korrupsioni, Basha bisedë online me eurokomisionerin Hahn

0
138

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë online me komisionerin europian Johaness Hahn. Partia Demokratike bën me dije se diskutimi është përqëndruar te procesi i rindërtimit, lufta ndaj korrupsionit dhe zhvillimi i ekonomisë. Kryedemokrati theksoi nevojën e përshpejtimin e këtij procesi.

“Së pari, dua të theksoj nevojën për të ecur përpara sa më shpejt që të mundemi me rikuperimin e dëmeve të tmerrshme që tërmeti shkaktoi në Shqipëri. Dhe në këtë drejtim, jam shumë mirënjohës për mënyrën se si keni vepruar në mobilizimin e vendeve anëtare dhe vënien e ndihmës së tyre në dispozicion të vendit tim”, tha Basha.

Ai e ka cilësuar luftën ndaj korrupsionit një çështje jetike. Basha ka evidentuar se kjo ëshët theksuar edhe në raportet ndërkombëtare. Ai i tha komisionerit Hahn se PD do të krijojë një agjensi të posaçme për të luftuar këtë fenomen. Basha e cilësoi forcimin e sundimit të ligjit si një nga përparësitë e tij.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ashtu siç kanë theksuar raportet e fundit si të BE-së dhe SH.B.A.-së, ekziston një shqetësim shumë i lartë në lidhje me korrupsionin. Dhe ne e kemi adresuar këtë si çështje me rëndësi jetike për zhvillimin e vendit.

Një nga hapat e parë që po bëjmë është krijimi i Agjencisë Kombëtare kundër Korrupsionit e cila do të ketë pavarësi nga ekzekutivi dhe roli i së cilës do të jetë të trajtojë problemet e korrupsionit në të gjitha nivelet.

Sundimi i ligjit, konkurrenca, lufta kundër korrupsionit janë përparësitë tona dhe përmes këtyre përparësive ne do të bëjmë të mundur që investitorët evropianë të kthehen në Shqipëri, të sjellin investimet e tyre këtu”, është shprehur Basha.

Ne bisedë me komisionerin Hahn, Basha u ndal dhe tek plani per zhvillimin ekonomik me theks te veçante të trajnimi i të rinjve edhe me fondet e BE-së për t’u ofruar atyre mundësi të reja punësimi.

“Me programin tonë, ne jemi duke u përqëndruar te trajnimi profesional i dyfishtë, si  dhe te praktikat. Dhe këtu do të na duhet gjithashtu shumë ndihmë nga ju, nga BE, nga Komisioni i BE dhe gjithashtu nga fondet e BE në mënyrë që nga fondet IPA dhe fondet e tjera të mund të bashkohen dhe fondet tona, fondet e Qeverisë Shqiptare për të bërë të  mundur që ne të kemi një hov cilësor. Sepse kriza aktuale siç e dimë të gjithë po bën që vendet e BE-së të rimendojnë zinxhirin e furnizimit. Dhe Ballkani Perëndimor duhet ta shohë këtë si një mundësi të artë”, shtoi ai.

Hahn e mirëpriti këtë plan, ndërsa shprehur edhe mbështetjen. Ai tha se një praktikë e tille ka bërë që në vendet që aplikohet, shkalla e papunësisë së të rinjve të ulet.

“Në fokusin tuaj në trajnimin e dyfishtë profesional, është diçka që mund ta mbështes plotësisht me gjithë përvojën që kam nga vendi im  por edhe Gjermania, Zvicra, Austri ku kemi shumë përvojë me këto skema të formimit profesional të dyfishtë për shumë vite. Kjo është arsyeja pse në shumë vende shkalla e papunësisë së të rinjve është mjaft e ulët, sepse të rinjtë kanë mundësi të punojnë edhe  gjatë arsimimit të tyre”, u shpreh komisioneri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here