Nga Roland Bejko/ Në PD, sot, nuk po ndeshet thjesht Berisha me Ali Beun. Po ndeshet historia e saj.

Nga Roland Bejko

Bura, bëhuni mor BURRRRA!

(Liri, pa dëshmorë, nuk ka!)

Në PD, sot, nuk po ndeshet thjesht Berisha me Ali Beun.

Po ndeshet historia e saj.

Është fakt se përgjatë 30 viteve pati një kohabitacion të sforcuar midis komunizmit liberal dhe antikomunistëve e demokratëve konservatorë në atë parti.

Por sot ka ardhur dita të qërohen hesapet.

Nëse PD mbetet në duart e ishpunistit të fundit të ishlindjes komuniste që endet ende rrugëve të politikës shqiptare si fantazmë makbethjane, ajo do vdesë bashkë me të, herët a vonë.

Nëse bie në duar Ali Bejsh, antikomunistë e demokratë konservatorë, pro perëndimorë, të pakorruptuar, ajo Parti shpëton.

Kush nuk ka gjynahe nga e shkuara, kush nuk është i korruptuar, dhe u bën thirrje demokratëve për bashkim sot me Berishën, është idiot dhe miop.

Sot është dita e ndarjes së madhe nga e cila duhet të lindë ajo politikë që mezi presin shqiptarët. Sot është dita kur të ngjashmit me Berishën, të rinë me të!

Të tjerët, ti bashkohen Ali Beut!

Më pëlqen kjo përplasje, më pëlqen!

Më frymëzon!

Ps. Ali Beu nuk është thjesht dhe detyrimisht Enkelejdi!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment