Nga Skerdjan Dhuli / Pse doktori nuk i përmend oligarkët?

0
176

Nga Skerdjan Dhuli

Pse doktori nuk i përmend oligarkët ?

E përmend dot Bashkim Ulajn ? Jo. Se Ulaj është bankomati i foltores. Është pronari i kullës ku doktori ka zyrën.
Po të shihje në opinion, gazetarja e Ulajt ishte e thekur pro doktorit.

E përmend dot Samir Manen ? E thotë dot një fjalë për grabitjen e tokave në Palasë e Dhërmi ? Jo hashaaa, kurrë. Sepse Samir Mane nuk u pasurua nga Rama por nga doktori.

Po Çetin e naftës e të traut, e përmend dot doktori ? Esagfullah jo. Gjithë Shqipëria e di se Kastrati është bankomati i Ramës por doktori jo. Atij siç thotë dikush që e njeh mirë, “nëse nuk i pëlqen pyetja ai hesht dhe dmth përgjigjen e ke marrë”.

E përmend dot doktori Rrok Gjokën ? Kurrë. As Ramë Gecin. E dini pse ?
Se i rriti vetë, se sot ata marrin tendera nga Rama me mbrojtjen opozitare të doktorit. Gjoka merr rrugë e Geci merr kulla, por për to nuk flitet.

A ka thënë ndonjë fjalë doktori për tenderin e Unazës së re ?
Pse dy ditë pas denoncimit dha intervistë për tv e Bashkim Ulajt ? Sepse duhej dhënë mesazhi “këtë mos e prekni se është imi. Territor i zënë”.

Si ka mundësi që foltorja është live në çdo media ?
Ne themi që mediat i ka kapur Rama. Mos ndoshta me bekimin e Ramës këto media e kanë foltoren live kudo ?

Pse doktori nuk e ka sulmuar kurrë Sandër Frangajn edhe pse Klani është kthyer në vegël të Edi Ramës prej 8 vitesh ?
Sepse Sandri është ai që mori gjithçka mundi të paligjshme nga qeveria e PD dhe gjithmonë prej tij hapsira ishte për Ramën e sulmi për Bashën

Si ka mundësi që 3 ditë para zgjedhjeve Fevziu në Opinion mori Edi Ramën jo Bashën, ndërkohë sot Klani i ngjan tv të familjes ?

Këto pyetje janë normale për çdo demokrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here