Nga sot deri më 10 janar/ Hyrja në Greqi vetëm me PCR negativ ose test të shpejtë

0
11

Me masat e reja që Greqia ka vendosur për hyrjen në vend, me qëllim të parandalimit të përhapjes së variantit të ri të virusit Omicron, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet vetëm me testin PCR negative, e vlefshme për 72 orë, ose me një test të shpejtë negativ brenda 24 orëve.

Kjo masë ka hyrë në fuqi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe do të jenë të vlefshme deri më 10 janar të vitit të ardhshëm.

Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës greke në Shqipëri, masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi pesë vjeç, duke përjashtuar ato të vaksinuarit.

“Duke filluar nga data 19 dhjetor 2021, ora 06:00 deri në datë 10 janar 2022, ora 06:00, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnozuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit. OSE

Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit”.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Shkruaj nje koment