Nga Telnis Skuqi/ TERRORISTËT E BASHKISË

0
133


Më trishton shumë ku informohem se pushteti vendor po vazhdon ende sulmin frontal ndaj kafshëve endacakë të qytetin të Gjirokastrës.
Nuk ka asnjë dyshim që ky është një sulm i pastërt terrorist ndaj kafshëve.
Në kulturën gjirokastrite, qytetaria nuk vret kurrë kafshë, përkundrazi kanë një traditë që këto qënie i trajton si të barabarta me njerëzit.
Mjafton reagimi mjerantë i Bashkisë Gjirokastër, se: “Ne nuk vrasim”, që nënkupton se ne nuk e kursejmë helmin ndaj kafshëve.
Ata mendojnë se janë të deleguarit e Zotit që mund të vendosi se kush duhet të jetoj apo vdes.
Ata janë thjeshtë terrorista që nuk duan t’ia dinë për jetën e tjetrit.
Nëse vërtetë Bashkia e Gjirokastrës nuk do të kishte gisht në këtë terror, drejtuesi i këtij institucioni do të ishte personi i parë që do t’i kërkonte institucioneve ligjzbatuese në nisnin menjëherë hetimet për këto helmime masive, madje do të urdhëronte administratën në merrnin në mbrojtje këto qënie të pafajshme.
Përkundrazhi, kryebashkiaku i emëruar i Gjirokastrës, rilindasi Flamur Golemi, sillet njësoj si ish diktatori i Irakut, Sadam Huseni, i cili helmoj me armë kimike popullin e vet për faktin e vetëm se këtë komunitet e konsideronte minoritet endacakës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here