Nga Vehap Kola/ E vetmja formë e konkurrimit të kandidatëve non-grata është me logon e LSI

0
159

Të gjithë e dinim se nuk kishte asnjë mundësi tjetër përveç LSI-së.

Edhe Berisha e dinte se alternativa e regjistrimit si kandidatë të LSI ishte e tmerrshme për demokratët.

Prandaj bëri atë që bëri më 8 janar. Çdo kosto nga ai sulm i dhunshëm mbi selinë e PD dhe drejtuesit e saj ishte më e pranueshme për të se sa dalja në zgjedhje me logon e LSI.

Prandaj nuk ua tregoi këtë demokratëve dje, por sot, pas pilafit të primareve anti-amerikane të Fahriut.

Prandaj futi në listë edhe kumbarin e LSI-së në Peshkopi. Marrëveshja ishte mbyllur me kohë, por demokratët nuk duhet ta dinin përpara primareve non-grata.

Prandaj nuk ua thotë që termi koalicion është një tjetër rrenë, sepse afati i regjistrimit të koalicioneve ka mbaruar dhe e vetmja formë e konkurrimit të kandidatëve non-grata është me logon e LSI.

Sa ujëra do të rrjedhin deri më 6 mars! Por shyqyr që demokratët po mësojnë të vërtetën, edhe pse me dhimbje dhe kosto të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here