Nga Vehap Kola/ Rama ka nisur të gënjejë vendçe dhe publikisht!

Rama ka nisur të gënjejë vendçe dhe publikisht.

Thotë se ka ulur borxhin publik, kur në fakt e ka rritur me 30%.

Thotë se shqiptarët paguajnë më pak taksa mbi pagat, kur në fakt janë rritur nga 10% në 13 dhe 23%.

Thotë se pagat janë rritur më shumë se në 2005-2013 dhe e vërteta është që nuk janë rritur as sa çereku i asaj kohe.

Po pse e bën këtë?

Sepse e di se shumica dërrmuese e njerëzve nuk merret me statistika, nuk ka nge të verifikojë dhe nuk do ta zbulojë të vërtetën.

Ata të vetët mezi presin që ta besojnë dhe ta shtojnë dashurinë për udhëheqësin.

Vetëm njerëzit e interesuar për çështjet publike dhe përfaqësuesit e opozitës mund ta nxjerrin në gënjeshtër.

Por për të më mirë ta besojnë një pjesë e njerëzve të painformuar se të mos e besojë askush.

Prandaj gënjen pa doganë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment