Nga Zija Basha/ “Dy arberoret”

0
196

Nga Zija Basha

Dy arberoret
Veterineri Mahmut Aliko ishte nje mjeshter i ralle ne profesionin e tije .Ka mbaruar institutin veterinar ne Kamez ne vitin 1960 dhe ka punuar nje kohe te gjate me Doktorin e shquar veterinar Vasil Zhupa nga Policani i Gjinokastres per mbrojtjen e kafsheve nga semundjet ngjitese e parazitare.Kishte perkushtim ne profesionin e tije dhe natyra i kishte falur nje kujtese te admirueshme nga koleget e tije.Po ne kete postim une do tu tregoj dicka tjeter :nje ngjarje qe me ka lene mbresa te pashlyera.Vijoj refimin :
Ishte fillimi prillit 1941.Kishte 5 muaj qe vazhdonte lufta italo-greke ne teritoret jugore te Shqiperise.Kapercimi i kufirit shqiptaro grek nga ushtrite pushtuese italiane shume shpejt u pasua nga kundergoditja greke qe e vuri perpara armeten italiane duke kapercyer ne tokat shqiptare.Perba
llja e dy ushtrive ne token shqiptare e ktheu Shqiperine jugore ne shesh lufte te dy fuqive te huaja.Pasojat ne trevat tona i perjetoi shume keq popullsia e pafajshme qe humbi jete njerezish dhe pasurine bujqesore e blektorale.Lufta behej per marrjen e Kurveleshit ,Himares e Tepelenes.Gjend
ja u acarua pasi Jani Metaksai kryeministri Greqise me 29 janar 1941 vdiq e u zevendesua nga Aleksander Koyrizis.Dhramia u zhvleresua 10 here e ushqimet po mbaronin ne treg.
Ate dimer te eger kopene e dhenve e kishim ne afersi te mullirit te Pllakallise ndene sheshin ku u ndertua me vone fshati Asim Zeneli.Shqerat i kishim ndare nga dhente dhe une diten i kullosja lendinave .Isha 13 vjec.Netet e para te prillit tere naten nuk na zinte gjumi nga zerat e ushtareve greke dhe kafsheve te tyre te ngarkesave ushtarake se kishin filluar terheqjen e madhe nga fronti i Tepelenes.Diten luginen e Drinos e bombardonin dhe mitralonin aeroplanet italiane FIAT CR32 bombardiere dhe Macchi c gjuajtes.Aeroplanet cdo dite hidhnin bomba mbi qytetin e Gjinokastres ,po shme here i hidhnin fushes se Drinos duke bere gropa te thella.Ato dite prilli ,nje mengjez nje aeroplan bombardues italian dolli nga lugina e Kardhiqit me shpejtesi dhe ju sul qytetit te Gjirokastres ku ndodheshin forcat greke.Hodhi disa bomba ne qytet duke bere dem te madh neper popull e shtepia,por u godit nga artileria greke dhe ra me ekuipazhin tek ura e Karcales prane Lazaratit.Pas dy ditesh greket zbrazen Gjirokastren dhe artilerine e rende e vendosen ne Goranxi.Lufta u zhvillua ne lartesite e kodrave te Kollorces nga mbraparoja e ushtrise greke dhe pararoja e ushtrise italiane.Kur po perendonte dielli lufta pushoi .Une lash shqerat me xha Lilon dhe u nisa per ne Lazarat per tu ndruar.Fushes s’kishte shenja lufte vetem prane ures se Kollorces qene hapur dy gropa te medha nga aeroplanet italiane.Ata nuk qene aeroplane te manovrueshem dhe nuk i afroheshin paralel malit te Gjere nga frika e perplasjes .Ate mbasdite italianet qene terhequr ne kodrat e Leknjazit dhe kishin bere trashe se ata naten nuk luftonin.
Prane burimit te Spilos dolen nga guvat me nje mushke me dy arka ngarkuar dy ushtare greke .Me buzeqeshen dhe njeri me mbushi xhepet me stafidhe rushi qe kishte ne nje qeske Muzgu po binte dhe une shpejtova hapat .Mbi malin e Gjere qene vendosur re te zeza qe tregonte se naten do te fillonte shiu .nje ere e ngrohte pranverore me lemonte faqet.Kur arrita ne Behani degjova nje ze e fjalet “o mema ime” Shpejtova pertej perruan dhe c’te shikoja :nje alamet ushtari me uniforme greke qe renkonte e thoshte “o mema ime”.Nga syte nuk me shikonte,i kishte te mbyllur dhe te enjtur.Kembet nga gjuri e poshte i kishte te mbeshtjelle me dallake, nje lloj shalli qe perdornin ushtaret greke per lehtesi vrapimi.Duke pare qe fliste shqip i thashe ;
-Cfare ke?
-Kemba,kemba,o mema ime!
-Do te vij prap- i thashe.
-Makar,makar.-me tha.
Me vrap u nisa per ne shtepi duke i rene sa me shkurt nga Qivuri,neper peruan e Sopotit,ne Gocaqe dhe sosa ne oborin e shtepise.Vellai
,Zequa shkarkonte mushken me dru are nga arret tona te malit.Ne shtepi qe Babai Aliu,mema ime Hankua dhe gjyshja Bukuria.I tregova babait per ushtarin grek dhe ai na urdheroi :-Silleni djalin ketu patjeter.
Morem mushken dhe u nisem shpejt perroit te Sopotit ,por kur arritem te “Paparuna” mushka ndaloi dhe gerhiti.Degjuam nje ze ,po te ulet Nata qe e zeze dhe te dy me Zeqon shkuam nga vinte zeri.Gjetem nje ushtar italian qe edhe ai thoshte:”o none,o none”.Kishte nje arme “mushqeta”,nje pale dylbi e nje aparat fotografik.E ngritem ne mushke .Vellai e lidhi me litar te mos rrezohej dhe une e mbaja nga krahu.U nisem per ne shtepi.Kur e zbritem nga mushka ne obor vellai e mori ne krahe dhe ngjiti shkallet dhe e shpuri ne dhomen e madhe prane oxhakut.Nga fytra qe i enjtur dhe syte nuk i hapte .Babait i thame qe grekun nuk e sollem se gjetem kete italianin.
_Ikni tani e silleni edhe grekun ketu !-na tha babai.
U nisem per te ushtari grek .Aty gjetem Novruz Gjinin qe e kishte gjetur , e kishte mbuluar me sharkun e tije dhe i qendronte te koka.Novruzi qe bari ne nje stan tjeter ne Kunupice.E ngritem ,por nje britme me ulerime therese leshoi ushtari grek qe fliste shqip.E ulem dhe Zequa e kuptoi qe kishte thyer kocken e pare te kercirit.E morem perseri me kujdes .Novruzi i mbante kemben larte qe te mos i rendonte dhe kur e hipem mbi mushke ja lidhen kemben qe te mos i hapej kocka.U nisem drejt fshatit dhe e mbuluam me shark se kishte ethe.Kur arritem tek shkolla na pyeti :
-Ku do vemi?
-Ne shtepi .-i thame ne.
Qau me denese dhe s’pushonte.Novruzi i tha:
Po mos qaj mo tu befte korban vellai se ke ne do te vesh ne shtepi shendosh e mire.Aritem ne shtepi dhe me shume kujdes e shtrime ne sharkun e Novruzit .Ushtarin grek e shpume ne hoden e madhe prane oxhakut.
I thame babait qe greku ka thyer kemben.Novruzi do te shkonte ne shtepi te tije ,por do te lajmeronte xha SIelman Bashen qe dinte te sheronte njerzit e kafshet nga kockat e thyera.Italiani qe godtur me gure te perroit nga nje predhe topi qe i kish rene ne afersi dhe i qe enjtur trupi koka e fytyra e babai i bente kompresa me uje te ftohte nga fucia qe mblidhte pikat e shiut.Kete detyre ma ngarkoi mua qe e vazdova sa e zuri gjumi.Mema shtiu lesh dhe e tori ne furke dhe mpleksi nje terkuze te holle .Pastaj mori lesh deleje te pa lare dhe pasi e vendosi me radhe e shkeli me kembe e ai u be gati si robe e trashe.Babai Cau ne mes me sopate nje dru arre dhe pasi e gdhendi mire me sopatke i lemoi te dy drasat dhe u hapi ne form te germes v 12 shkalla seciles per te kalur terkuzen.Si u pergatiten keto erdhi xha Selmani dhe i drejtoi kemben .i pa goditjen dhe i vendosi leshin e palare ne kembe.I vendosi dy derasat prej arre dhe ju vendosi terguzen e holle duke ja lidhur fort .Djali u qetesua e baboi i lau syte qe i qene mbushur me pluhurin e cfakave e i lotonin Pastaj babai u dha te dyve qumesht deleje te ngrohte pa buke .Si i la pake u poqi ne tigan nena djathe dhe ata hengren ngadale ngadale sa e mbaruan e u duken si me te qetesuar .Babai pyeti ushtarin grek greqisht dhe ai ju pergjegj shqip .
-Jam nga Spata prane Athines .Quhem Aleko.Kam prindet dhe dy vellezer me te vegjel .
Babai qendroi mendushem dhe leshoi nje psheretime.Pastai pyeti italianin shqip po Zequa qe dinte ca italisht i foli italisht.
Po italiani foli shqip.
-Une jam ka Kalabria ,Kozenca,ka Akri.Kam prindet e tre motra dhe qau.I folem te gjithe ne djemte dhe mema ,por babai qe kishte njohur Cerciz Topullin e Mihal Gramenon,Fejzo Rustemin e Abaz Nivicen ne Shqiperi,Fan Nolin e Kristo Dakon Parashqevi Qiriazin ,At Stath Melanin edhe ne Ameriken e larget qau si femije .
-Quhem Xhovani po ne shtepi me thone Xhani.-na tha.
Babai u ngrit dhe percolli Xha Selmanin deri ne shtepi .Kishte mare me vehte d.yfekun dhe shkoi ne Manastirin e Dervicianit.E priten dy kallogrete Dhoksia dhe motra e saje nga Hlomoi Pogonit.Nga nje godine doli Papa Mihali dhe Spiro Pashai dhe bisedoi qe 4 djem nga Derviciani te vinin ne Lazarat e te mernin Alekon se mundet qe te nesermen te vijne italiane e rezikohet.Te nesermen Vaso Baruta,Perikli Xhanari e Jorgo Xhanari e moren Alekon qe nga ne u nda me lote dhe e shpune ne Goranxi.
Ne gusht 1991 nje grua mbi 50 vjece e veshur me rroba te zeza erdhi ne Behani me nje taksi e takoi disa djem e i pyeti :
-Ku eshte kisha e Behanise?
-Ja atje te guret .-i thane djemte lazaratas.Shkoi tek renojat e kishes e ndezi nje qiri .Te qe vajza e Alekos?Nuk e dime me siguri,
Xhovani pas disa ditesh u be mire dhe me pajimet qe kishte shkoi ne divizionin e Gjirokastres te italianeve dhe shume here vinte ne shtepine e Ali Alikos .Punonte marangoz ne Grehot .Ne shtator 1943 Divizioni Peruxhia u nis per riatdhesim ne Sarande por aniet torpediniere gjermane fundosen anijen italiane ne gjiun e Sarandes qe sot i duket maja e dyrekut mbi uje.Ushtaret italiane qe u mbijetuan masakrave naziste u perhapen e u strehuan ne popull.Xhovani mori shokun e tije Antonion dhe erdhi ne Lazarat ku punoi si marangoz mbi nje vit .Autorit te ketyre radheve qe sapo kishte lindur i ndrtoi nje djep te mire.Xhaxhesha ime i tha Mos i vesh te shqipja yll te kuq Xhani!Ai i tha :
-Jo xhixho,jo .Do ti baj shqipen e yllin e Skenderbeut si e kam te gdhendur ne oxhakun ne shtepine time ne Akri te Kozences.Djepi qe beri Xhani ishte deri ne vitet 1970 kur une ja dhash Halle Meles Do ta kete valle?
Zoti keshtu na ka krijuar ne shqiptareve.Ti shmangemi krimit ,te mos sulmojme asnje popull.Te japim miresi nga jeta jone me sa mundemi.Ama per atdheun nuk te falim si ai zogu i vogel qe po ti ngacmosh folene te sulmon e te nxjerr syte.Per gjakun tone behemi dyfish te terbuar sepse gjaku arbrit nuk vdes ,por leviz ne damare e behet energji potenciale e pamposhtur qe tund edhe malet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here