Ngjarja në Potam, arrest me burg për Arjan Tasen

0
157

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Arhan Tasen, efektivi i policisë që tri ditë më parë goditi me skaf një vajzë 7-vjeçare në Himarë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Tase akuzohet për vrasje të kryer në formën e dashjes indirekte, vepër e parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Nëse shpallet fajtor për këtë akuzë, Tase rrezikon 10 deri në 20 vite burg.

Ngjarja ndodhi paraditen e 2 gushtit në plazhin e Potamit. Viktima është Jonada Avdia, 7 vjeç, e cila kishte ardhur për pushime bashkë me prindërit nga Britania e Madhe.

Një protestë e përmasave të mëdha u mbajt pasditen e së enjtes para Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar largimin e ministrit Blendi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.  

Shkruaj nje koment