Dy të nxënës të gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër, janë konfliktuar me njëri-tjetrin në oborrin e shkollës duke shkaktuar lëndimin e njërit prej tyre. Ngjarja është shënuar në orët e mesditës së të hënës kur gjithcka jashtë ambjenteve të jashtme të shkollës, ka qenë e qetë dhe jashtë vëzhgimit të kalimtarëve. Protagonistë të konfliktit të paprecedentë në këtë shkollë, kanë qenë Artion Danaj dhe Igli Frëngu përkatësisht 16 dhe 17 vjec.
Sipas grupit hetimor i cili ka ndërtuar komplet ngjarjen në bazë të dëshmive të dhëna nga vetë agresori që në këtë rast është Artion Danaj, ky i fundit e ka goditur me thikë 17 vjecarin Frëngu pas një seri konfliktesh verbale që janë konsumuar mes tyre kohët e fundit. Kulmi ka arritur sot kur Danaj dhe Frëngu celën serinë e konflikteve verbale mes tyre duke kulmuar me përdorimin e thikës nga ana e 16 vjecarit.
Mësohet se ky i fundit është ndjerë i fyer nga Frëngu kur është etiketuar me një figurë ofenduese cka për Danajn ka qenë e papranueshme. Kaq ka mjaftuar që Danaj, të rrëmbejë thikën dhe t’i sulet me furi duke e qëlluar në pjesën e abdominale dy herë. Pas kësaj Frëngu është lëshuar në tokë i gjakosur. Ai është gjetur nga një kalimtar i rastit dhe menjëherë është dërguar në spital për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Sipas mjekëve kirurgë, Frëngu është paraqitur në gjendje mjaft të rëndë pasi mjeti prerës i kishte prekur pjesën e mëlcisë dhe kësisoj nevojitej ndërhyrje kirurgjikale cka u realizua menjëherë. Pas operacionit që ka zgjatur 2 orë, 17 vjecari Frëngu është shtruar në repartin e Reanimacionit dhe po mbahet në vëzhgim të plotë.
Ndërkaq Policia e Gjirokastrës ka arrestuar agresorin Artoion Danaj i cili po mbahet në dhomat e izolimit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës. Ngjarja ka shokuar mjaft nxënësit e Gjimnazit “Siri Shapllo” të cilët e kanë eksperiencë të parë këtë ngjarje, ndërkohë që nuk dihet se cilat do të jenë masat që pritet të ndërmarrë drejtoria e Gjimnazit për këtë rast.