Ngjarja në uzinën e armëve në Gramsh, Gjykata lë në burg dy rusët dhe ukrainasin

0
199

Gjykata e Elbasanit ka dhëne masën “Arrest me burg” për 2 shtetasit rusë dhe ukrainasin të arrestuar disa ditë më parë për ngjarjen në Gramsh.

Avokatët mbrojtës nuk kanë rënë dakord me masën e dhenë nga gjyqtarja Pajtime Fetau pasi janë shprehur se 3 shtetasit kanë qenë turistë edhe fotografë.

Avokati i ukrainasit ka thënë për mediat se klientit të tij i është mohuar e drejta që të pyetet në gjuhën ukrainase dhe se nga 5 akuza tani janë në fuqi vetëm dhe shprehet se çështja do të zgjidhet.

Është mohuar drejtpërdrejt gjuha zyrtare e tij, nuk mund të pyetet ai në gjuhën ruse kur gjuha zyrtare e tij është gjuha ukrainase, e kemi kërkuar dhe sot, pavarësish se ai e kupton dhe gjuhën ruse. Kërkuan pavlefshmërinë ë e deklarimeve që janë bërë në fazën e policisë.

Dy personat e tjerë kanë kërkuar të mbrohen nga avokatë të zgjedhur, Gjykata me detyrim i ka caktuar avokatë të zgjedhur.

Ishin regjistruar për 5 vepra penale, tani janë dy: “Goditje për shkak të detyrës” dhe “ Sigurimi i të dhënave”, nuk ka fakt penal. Shumë shpejt kjo çështje do të zgjidhet.

Ndërkohë avokati i rusëve tha se i ka kërkuar të njiheshin me materialet se ku bazohen akuzat.

Unë jam avokati i caktuar nga Gjykata, ai sqarimet i ka dhënë, sqarimet dhe deklarimet e tij janë sekret hetimor dhe unë nuk mund të them asgjë tjetër. I mbrojturi im është konfliktuar me dy punonjësit e policisë kanë përdorur një spraj me spec djegës. Për këtë akuzat “Kundërshtimi i punonjësve në detyrë” dhe “Përhapja e sekreteve” është akuza tjetër. Ne kërkuam që të njheshim me materialet, se ku e bazon prokuroria, por prokuroria i bie shkurt. Klienti im nuk i pranoi akuzat, tha kërkon një akuzë më të butë.

Askush nuk më kanë kontaktuar as nga ambasada ruse as nga ajo ukrainase për të pyetur për të akuzuarit.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.

Dy rusët dhe ukrainasi tentuan të hyjnë në uzinën ushtarake të Gramshit mbrëmjen e 20 gushtit dhe ndërsa janë pikasur nga dy ushtarakët shqiptarë që kanë qenë në krye të detyrës, Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka.

Në momentin që ushtarakët shqiptarë janë afruar dhe ju kanë kërkuar që të largohen, ata janë sulmuar nga shtetasit e huaj, të cilët kanë përdorur sprajte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here