Ngrihet “Agjencia Antikorrupsion”, Manja: Do pastrojë administratën nga korrupsioni

0
222

Kërkesës së progres raportit të Komisionit Evropian për të luftuar korrupsionin, qeveria iu përgjigj me ngritjen e një tjetër Agjencie.

Pas mbledhjes së kësaj të mërkure, ministri i drejtësisë Ulsi Manja njoftoi krijimin e “Agjencisë së Antikorrupsionit”, e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.  Një strukturë kjo e ngjashme me SPAK që në fokus ka hetimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.

“Bashkëpunimi kapilar i kësaj drejtorie korrupsion do të jetë me agjencitë ligj zbatuese në vend, pasi fenomeni i korrupsioni frenon zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Kjo drejtori do të vetë-pastrojë administratën nga punonjës që janë aty për agjenda personale”, u shpreh Manja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here