Ngrihet Komiteti i Ekspertëve për Linë e Majmunit

0
132

Komiteti i Ekspertëve për Parandalimin dhe Kontrollin e Lisë së Majmunit është mbledhur sot në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për planin e masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi, pas shpalljes së lisë së majmunit si emergjencë shëndetësore globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se

prioritet i punës së këtij komiteti do të jetë hartimi i një plani të përgjigjes dhe gatishmërisë për të gjitha strukturat, në funksion të parandalimit dhe kontrollit të kësaj sëmundje infektive.

“Ky komitet do të punojë për të monitoruar dhe për të ndjekur planin e masave që po hartohet nga ISHP. Tashmë drafti i parë i planit të masave ka përfunduar. Pavarësisht se Shqipëria është një vend që hyn në vendet e nivelit të parë, pra konsiderohet me një risk të ulët, masat tona dhe përgatitja jonë do të jetë e plotë në mënyrë që të fuqizojmë kapacitetet tona”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se janë marrë masa për fuqizimin e kapaciteteve, duke nisur nga testet laboratorike specifike që tashmë kryhen në ISHP.

“Ajo çfarë ne kemi bërë në parapritje edhe të këtij vendimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është që kemi fuqizuar kapacitetet tona në laboratorin e virologjisë në Insitutin e Shërndetit Publik. Aktualisht kanë mbërritur në Institut përgjatë kësaj periudhe 3250 teste për identifikimin dhe diagnostikimin e lisë së majmunëve. Nga ana tjetër, përveç rritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve tona të laboratorit, kemi marrë masa për fuqizimin e të gjithë rrjetit të survejancës sentinel. Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masat së bashku me Operatorin e Kujdesit Shëndetësor, me strukturën e Spitalit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për trajnimin e mjekëve, një element shumë i rëndësishëm në funksion të kontrollit dhe parandalimit të kësaj sëmundje”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here