Niko Kereci kreu i ri i FRESSH Libohovë

15310666_1375685352461738_1204612257_n

Zgjedhjet në FRESSH Libohovë, kanë pasur për fitues, Niko Kerecin. Inxhinieri mekanik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor ka marrë shumicën dërmuese të votave në zgjedhjet për kryetar të FRESSH në Bashkinë Libohovë. Për Jugunews.net  zoti Kereci premton përmirësim të klimës politike mes radhëve të të rinjve socialistë në Libohovë. Si kryetar i zgjedhur i FRESSH, premtoj se do të rris rolin e FRESSH në Bashkinë Libohovë, për të mos qenë vetëm një mekanizëm elektoral, por dhe një mekanizëm zhvillimi i një forumi model,nga i cili do hartohen plane konkrete mbi aktivitete dhe ecurinë e të rinjve në arenën politike-ka speguar Kereci për Jugunews.net. Sipas tij, FRESSH është gjenerata tjetër dhe shpirti i PS e cila është forca e parë politike në vend dhe di të korrigjojë gabimet e kryera. Jam krenar për këtë forum i cili ka energji potenciale, shpirt garues dhe fitues, ndaj dhe ftoj gjithë të rinjtë që e shohin veten tek ky forum, të afrohen dhe të bëhen pjesë-ka përfunduar Kereci për Jugunews.net. Ditë më parë edhe në Gjirokastër u zhvilluan zgjedhjet për kreun e ri të FRESSH ku u zgjodh Anesti Bashari kryetar i ri i këtij forumi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment