Nis për herë të parë eksporti i mishit në Arabi Saudite

0
190

Shqipëria ka nisur eksportet e mishit drejt Arabisë Saudite duke shënuar kështu një zhvillim madhor për blegtorinë dhe tregjet e reja të eksporteve. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, tha se 40 qengjat e parë u eksportuan sot drejt tregut të Arabisë Saudite duke nisur kështu edhe zbatimin e marrëveshjes së MBZHR me këtë shtet.

Ministrja informoi se, nga thertorja Gramsh është kryer me sukses eksporti i parë i mishit të kuq (qengja) për në shtetin e Arabisë Saudite, teksa e gjithë procedura u ndoq në mënyrë korrekte nga shërbimi veterinar.

Sipas saj, ngarkesa me mish të kuq me origjinë nga Zhulati i Gjirokastrës, u administrua në thertoren e licencuar hallall në Gramsh, sipas standardeve dhe nën vëzhgimin e veterinerëve të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, u paketuan, etiketuan dhe certifikuan për eksport.

Kjo është një ngarkesa e parë, e cila teston një treg tejet të rëndësishëm për ne, i cili ka potencialin ta çojë nivelin e blegtorisë në një stad të ri zhvillimi.

Ministrja shprehu bindjen se ky produkt do të pëlqehet nga tregu saudit dhe blegtoria shqiptare do të shënojë një hov të ri progresi.

Ne do të kemi mundësi ta tregtojmë mishin e qengjave me çmime të larta për cilësinë dhe shijen e veçantë që ka, pasi qengjat rriten dhe ushqehen kryesisht në kullotë të lirë, çka e bën këtë produkt akoma më tërheqës për tregun e huaj.

Ministrja vuri në dukje punën e madhe që është bërë për hapjen e këtij tregu të ri për eksportet blegtorale shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here