Nis vaksinimi per moshat mbi 18 vjec

Sot dhe nesër në të gjithë vendin ka nisur vaksinimi masiv antiCovid  nga mosha 18 vjeç.

Procesi ka nisur në orën 08:00 dhe mbyllet në 20:00, procesi i vaksinimit masiv do të zgjasë vetëm dy ditë, përkatësisht më datat 29-30 qershor. Të gjithë qytetarët që janë +18 vjeç mund të vaksinohen, duke aplikuar fillimisht në e-Albania.

“Nëse jeni +18 vjeç dhe keni aplikuar në e-Albania, ejani sot dhe nesër në pikën më të afërt të vaksinimit, me kartën e identitetit, për t’u vaksinuar e mbrojtur nga -Covid19”. Shkruan ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment