Nisin sot aplikimet për Lotarinë Amerikane

0
93

Nisin sot aplikimet për lotarinë amerikane dhe mbyllen më 7 nëntor, pra më shumë se 1 muaj kohë për t’u regjistruar në programin “DIVERSITY VISA”.

Ambasada e SHBA ka vendosur në dispozicion faqet për informacion dhe aplikimin.

Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2025 fillon të mërkurën, 4 tetor 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore e Ditës (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 7 nëntor, 2023, në orën 12:00 të mesditës, Koha Standarde Lindore (EST) (GMT-5).https://5fe5a56efadd3ecdeb93e5e9411fbc07.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Individët që paraqesin më shumë se një aplikim gjatë periudhës së regjistrimit do të skualifikohen.

“Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2025) hapet sot (më 4 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 7 nëntor, 2023. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y.

Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv”, njofton ambasada e HBA.M

Shkruaj nje koment