Nisma për pastrimin e nëndetit në Sarandë/Zhytësit nxjerrin prej tij 20 predha të Luftës së dytë Botërore

0
45

Prej disa ditësh në qytetin e Sarandës ,zhytës vullnetar ka ndërrmar nismën për pastrimin e nëndetit.Pas një numri të madh gomash që janë nxjerrë nga deti ditë mëparë sot ata kanë nxjerrë rreth 20 predha.Predha këto që mendohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore.
Zhytësit vullnetarë, të cilët po bënin pastrimin e nëndetit në Sarandë, kanë zbuluar predhat, ndërsa në det ndodhen edhe një sasi granatash.
“Do të bashkëpunojmë me forcat e policisë së shtetit dhe ato të ushtrisë për të bërë të mundur demontimin e tyre.”, -shprehen vullnetarët.
Predhat ndodhen në afërsi të Limanit, dhe përbejnë një rrezik potencial, pasi kontakti me spirancat e anijeve dhe jahteve të cilat ankorohen në këtë territor do të sillte katastrofë.

Shkruaj nje koment