Niveli i korrupsionit  në Shqipëri ,shqetësim për ekonominë

0
55

Niveli i korrupsionit  në Shqipëri ku rezulton se 36 % e bizneseve pranojnë se i është kërkuara ryshfet nga administrata , është kthyer në një shqetësim serioz për ekonominë. Ekspertët  e cilësojnë raportin e Bankës Botërore si një alarm që duhet të dëgjohet nga institucionet përkatëse. Këto të dhëna ndikojnë direkt në thithjen e investimeve që tashmë janë drejt fundit.

Të dhënat e raportit të Bankës Botërore tregojnë se kjo shifër është tre herë më e lartë se mesatarja e rajonit dhe dy herë më e madhe se mesatarja botërore. Raporti nënvizon se kërkesat për ryshfet në vendin tonë janë gati tre herë më të larta se mesatarja e Europës dhe Azisë, e cila arrin në 11.9%, ndërsa ajo globale në 17.4%.

Shkruaj nje koment