Njё 40-vjecar gjen vdekjen nga I riu shqiptar,shkaku se I kishte ngacmuar tё dashurёn

0
417

Sipas mediave greke,njё 28-vjecar shqiptar ka goditur nё mёnyrё agresore me thikё dhe ka vrarё njё 40- vjecar,nё ishullin e Chiosit  nё Greqi ,pёr motive tё dobёta xhelozie.

I riu i tha policisë se viktima i kishte ngacmuar partneren.

 Babai i dy fëmijëve, biznesmeni 40-vjeçar,  kishte shkuar për të pirë në lokalin ku punonte 28-vjeçari me të dashurën e tij. Një keqkuptim mes dy burrave solli më pas ngjarjen e rëndë. Ndërkohë që ata njiheshin me njëri tjetrin pasi babai i shqiptarit ishte shok me 40-vjeçarin grek.

 Ndaj autorit 28-vjeçar është ngritur një çështje për veprën penale të vrasjes me dashje dhe shkelje të legjislacionit për armët. Një dëshmitar okular ka treguar për mediat:

Pashë gjak kudo në dysheme, autori e kishte humbur fare dhe nuk dinte çfarë të bënte. Më kujtohet që i thashë të thërriste shpejt ambulancën, të vinte dikush, edhe unë e kisha humbur, nuk e dija se çfarë po më ndodhte, isha i hutuar.

Shkruaj nje koment