Nje 12 vjeçare sot u vetvare dhe endrrat ne mes i la…

0
190

Redaksionale/

Nje 12 vjecare sot u vetvare tek kasollja prane shtepise se vete. Ne strehezen e lumtur, te ngrohte qe duhet te jete , nje femi vendosi te largohet pergjithmone nga kjo bote ne heshtje, pa folur me askend, e ndoshta shpirti i saj fliste por askush nuk e degjoi sa e forte ishte ajo thirrje.
Nje vajze 12 vjec ne Pogradec ndermer nje akt te tille pa nisur ende jeten e vete. Foshnja e parritur i preu vete lidhjet me kete bote pa iu dridhur qerpiku dhe askush nuk e shpetoi dot. 12 vjec po me nje barre mbi supe e qe zemra e saj e vogel se perballoi dot egersin e kesaj bote. Gjithkush sot e lexoi lajmin si nje ngjarje me shume por askush nuk degjoi klithmen e asaj vogelusheje qe i mbylli vetes te gjitha shtigjet dhe mundesit per shpetim. Lojrat, shoqet e gjerat e saj te dashura u kthyen ne mort.
Pervecse nje kronike e zeze, ngjarje te tilla, aq me teper ne kete moshe ulerasin nevojen per nje komunikim sa me te mire prind -femije , i aferm, mik apo edhe me tej psikolog. Ende sot kur permendet psikologu njollosesh me termin ” i ka ikur mendja” apo ka probleme mendore. Ende shihet si turp te kerkosh ndihme te specializuar per ti sherbyer shendetit tend. Mendohet se motivi i vetvrasjes te kete qene divorci i prinderve te saj por motivet do ti mbeten vetem vogelushes, driteza qe vendosi te humbase ne terrin e pafundem.
Gjerat ne kete jete asnjehere nuk ikin vaj, ka momente te tmershme, te dhimbshme dhe te lumtura. Nje cift qe krijon familje dhe mepas e shperben duhet patjeter te ruaje marrdheniet e mira me femijen apo dhe midis tyre ne emer te krijesave qe nuk kane lidhje me problemet e shkaktuara nga dy palet.
Nevoja per te folur, per te komunikuar eshte e rendesishme per te shmangur tragjedi te tilla.
Ndalimet si mos te shikoje prindin (maman apo te atin) apo e kunderta femijen (djalin apo vajzen) nuk duhet te jene kurre si do qe te jete nderprere ajo marrdhenie nuk duhet te nderhyet dhe aq me keq te kete ndjenja mllefi e urrejtje mes paleve. Kjo shoqeri , shoqeria shqiptare e cila e ka per turp te ndahesh, te lidhesh, te martohesh apo te fejohesh , te dashurohesh apo ne rastin tjeter e kane per nder te te martojne me zor se u ke mbetur ne dere, duhet te tjetersohet , ne te kundert deshmore te injorances kolektive do te jene ( larg qofte) engjej te tille.
Mentaliteti duhet te ndryshoje , ai ka vrare dikur por po vret edhe sot me te njejten fuqi dhe ne mbetemi serish nje shoqeri e civilizuar ne veshje por te kalbur ne mendim dhe shpirt.
Nje viktime ,disa viktima, shume ,tej mase , deshmore te njerezve qe me njerzillek nuk u sollen kurre.
Prinder qendrojuni femijeve prane edhe nese ndaheni edhe nese bashkoheni me dike tjeter mos leni tek ata mungesa , mos lejoni askend tjeter te luaj rolin e babait apo te nenes vec atij biologjik , jepuni dashuri krijesave qe vete i sollet ne jete me ndergjegjie te plote.
Mundohuni ne çdo moment te flisni ,te dialogoni , jo te çoni tonin e zerit , jo keshtu duhet dhe pike , ne cdo moment kuptohuni , ktheni syte nga femijet tuaj edhe nese ata ju thone se jane mire, ndonjehere nje buzeqeshje mund te fshehi nje brenge te madhe, mos u rrekni pas punes, parave apo jetes tuaj , halleve apo qefeve por uluni me femijen dhe jepini edukaten , gjerat qe u nevojiten per ti mos i pritur nga askush tjeter, mesojini se jeta funksionon me te miren dhe te keqen bashke , lumturia dhe dhimbja ecin paralel por asnjehere mos te dorezohen . Jeta eshte e shtrenjte per te na i mar dikush apo ti japim fund vete . Zgjidhja nuk eshte te mbyllesh syte por te jesh vigjilent , kembngules , kurajoz dhe te forte per ti dale balle çdo gjeje . Perpos çdo problemi eshte nje zgjidhje. Mos i prini endrrat ne mes per shkak te dikujt apo diçkaje , jeta vlen dhe çdo moment duhet vleresuar !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here