Nje 63 vjecar ne Gjirokaster tenton hedhjen nga kati i katert, policia e shpeton

0
389

Nje 63 vjeçar eshte shpetuar ne kohe nga vetvrasja teksa tentoi te hidhej nga kati i katert i pallatit. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “18 Shtatori” ne zonen e quajtur Depot e Djathit ne qytetin e Gjirokastres. B.K. 63 vjec kishte paralajmeruar komshinjte per nje vendim te tille per t’i dhene fund jetes ne kushtet e depresionit te plote. Arsyeja sipas tij ka qene vetmia dhe gjendja e tij aspak e mire shendetesore. Efektivet policore te Gjirokastres, sapo kane marre informacion jane nisur direkt ne vendngjarje. Momentin qe policia ka mberritur, 63 vjecari ishte ne kendin e jashtem te dritares dhe po behej gati te hidhej nga kati i katert. Trupa policore eshte ndare ne dy skuadra ku nje u perqendrua poshte dhe skuadra tjeter ne banesen e 63 vjecarit. Sapo policia ka hyre ne apartamentin e tij, ky i fundit u leshua per nga dritarja por ne menyre te rrufeshme efektivet policore kane ndalur ne momentin e fundit trupin e te moshuarit te binte pingul nga dritarja cka e shpetoi nga vdekja e sigurte.

Shkruaj nje koment