Një 8 Mars i varfër në Fier


Festa e 8 marsit ka mbërritur ndryshe në qytetin e Fierit . Favorizuar nga moti i kthjellët , nëpër rrugët e qytetit , shumë gra e vajza i shikoje me buqeta me lule në duar . Krahasur me vitet e tjera , nëpër lokalet e frekuentueshëm të qytetit ka patur më pak rezervime nga këto të fundit të cilat organizoheshin në grupe për të festuar. Dhe për këtë , shkak mbetet buxheti i dobët . Nga ana tjetër ,e veçanta e këtij 8 marsi ishte gjesti i efektivëve të policisë të Fierit. Të cilët u shpërndan karafila dhe tufa me lule grave, drejtuese automjetesh. Pushteti lokal për këtë 8 Mars nuk organizoi si çdo herë ndonjë ceremoni.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment