Një dezinformim i neveritshëm

0
481

Nga Moikom Zeqo

Në  13 dhe 14 mars të këtij viti disa  anëtarë të  AKADEMISË SHQIPTARE TË SHKENCAVE DHE  ARTEVE Isuf Kalo, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi, Emil Lafe dhe  Moikom Zeqo ishim në Gjirokastër për një panel kumtesash shkencore për qytetaret e  Qytetit të Jugut.

Kumtimin e parë e bëra unë për ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës në vështrim historik dhe emergjenca për të mbrojtur nga rrënimi për të ardhmen vetë Gjirokastrën -këtë ikone madhështore- të vetë Trashëgimisë Kulturore Shqiptare në shekuj.

Mbas  fjalës time dhashë edhe një intervistë në  kanalin  NEWS 24,ku theksova me shqetësim se jam kundër ndërtimit të projektit të një Byppas-i që prishi dhe denatyron Qendrën Historike të Gjirokastrës.

Paradoksalisht, në një gazetë të datës 14 mars u botua një shënim pa emër autori me titull të madh ku thuhej se “Moikom Zeqo tërhiqet nga kritika e tij kundër Bypass-it dhe lavdëron ministren e Kulturës.”

Ky dezinformim, krejt i pabesueshëm është i neveritshëm për mua si njeri dhe studiues.

Unë nuk bëj kritika personale me emra ministrash etj., por për trashëgiminë e vlerave të Gjirokastrës kritikoj në bazë të kritereve shkencore Ministrinë e Kulturës, por edhe projektin qeveritar për ndërtimin e një Bypass-i, që ndërhyn drejt Qendrës Historike të Gjirokastrës.

Unë jam një nga 30 akademikët dhe specialistët që kemi firmosur një Peticion në shqip dhe në anglisht kundër projektit të Bypass-it në Gjirokastër.

E kam mbrojtur këtë qëndrim pa asnjë mëdyshje dhe ambiguitet dhe pa asnjë klientelizëm politik apo vetiak, sepse e urrej klientelizmin.

Lajmet e rreme për gjoja ndryshimin e qëndrimit tim publik dhe të hapur janë në kontradiktë dhe në absurditet me të vërtetën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here