Një Dokumentar mbi historinë e panjohur të Lazaratit nga Marin Mema !

0
315

Kushdo që do ta shikojë këtë dokumentar qoftë Lazaratas apo jo, ka për të provuar një emocion të veçantë kur të njihet me skrificat e jashtëzakonshme që kanë bërë patriotët e ketij fshati në sherbim të atdheut të tyre, të atdheut tonë që e ka emrin Shqipëri.

Ne fakt, patriotët lazaratas nuk ishin vetëm luftëtarë dhe komandantë çetash aktivë në çdo betejë që ka qenë pikë kthese në historinë e Shqipërisë për të përcaktuar fatin e saj të mëtejshëm, por edhe intelektualë anëtarë me pozita në shoqerinë Vatra në SHBA, publicistë dhe shkrimtarë.
Meritë për këtë punë të shkëlqyer ka gazetari i talentuar dhe pasionant Marin Mema dhe shoqata Lazarati me kryetar mjekun e njohur Islam Buci si dhe të gjithë personalitetet që kanë dëshmuar me objektivitet të vërtetat historike të nxjera nga arkivat dhe nga kujtimet familjare të trasheguara në breza dhe vecanërisht zotërisë 91 vjeçar Skendo Rabi që e shprehu aq bukur me vargje zemre shpirtin e madh te lazaratasve.
Duhet thënë se një dokumentar, afërmendsh që nuk është në gjendje të shterojë gjithë historinë e atij fshati me emër, por është padyshim një kontribut i vyer për të bërë të njohur para shqiptarëve fakte dhe kontribute historike të mbuluara nga pluhuri i haresës ku me dashje e ku nga padija.
Gjithsesi, sot cdo lazaratas meriton të ndihet krenar për të kaluarën plot lavdi të gjyshërve e stërgjyshëve të tij, por nga ana tjetër duhet të përpiqet që me thjeshtësi dhe modesti të japë kontribut pozitiv për historinë e sotme të Lazaratit dhe të atdheut të vet, Shqipërisë, me qëllim që nipërit e mbesat të kenë nesër për çfarë të krenohen.
Ju ftojmë të ndiqni dokumentarin e realizuar nga Marin Mema dhe ekipi i tij, transmetuar nga Tv. Top Channel/ R.Bejko

Shkruaj nje koment