
2.7 miliardë njerëz, gati 1/3 e popullsisë së gjithë botës ende nuk kanë akses në internet dhe pse kostoja e shërbimeve të internetit është ulur globalisht, më të varfërit në botë mbeten të privuar nga mundësitë që ofron kjo teknologji.
Ky është rezultati që del nga një raport i publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, agjencia e Kombeve të Bashkuara për teknologjitë e informacionit dhe komunikimit.
“Qasja në internet po rritet, por jo aq shpejt dhe në mënyrë uniforme në të gjithë botën sa duhet. Ka ende shumë njerëz që nuk kanë akses në teknologjinë dixhitale. Sfida me të cilën përballemi është të mobilizojmë burimet që do t’i lejonin të gjithë të përfitojnë”, tha Doreen Bogdan Martin, drejtor i UNT.