Një film për Ismail Kadarenë. Ngjashmëria e pabesueshme e aktorit kryesor!

0
119

Jeta e Ismail Kadare, një ndër shkrimtarët më të mirë shqiptar së shpejti do të përjetësohet në një film me metrazh të shkurtër.

Regjisori Ben Apolloni është duke punuar në realizimin e këtij filmi artistik të metrazhit të shkurtër, që do të fokusohet në vitet e rinisë së shkrimtarit të madh , për të na sjellë një Kadare djaloshar, i panjohur për publikun.

Apolloni ka thënë për KultPlus se skenarin për këtë film tashmë e ka të përfunduar, sikurse që ka përzgjedhur edhe aktorin, që në këtë film do të shndërrohet në një Kadare.

Aktori që do të luaj personazhin e Kadaresë, Ibër Deari, ka një ngjashmëri mjaft të madhe me shkrimtarin. Sipas regjisorit Apolloni ka qenë pikërisht ngjashmëria e Dearit me Kadarenë që i dhanë idenë për filmin.

Aktori Ibër Deari

Faktikisht, figura e aktorit më ka dhënë idenë për të bërë këtë film. Ai i ngjanë shumë dhe më pas e kam zhvilluar edhe skenarin”, ka thënë Apolloni për KultPlus.

Shkruaj nje koment