Nje gjirokastrite deputetja e pare shqiptare ne Parlamentin Europian

0
131

Arba Kokalari do të jetë deputetja e parë shqiptare që ulet në Parlamentin Europian, e zgjedhur me votat e qytetarëve suedezë. Partia e saj Moderatore mori 17.6 % të të gjitha votive, rezultat ky që i garanton 4 deputetë, mes tyre dhe asaj të shqiptares. Arba Kokalari, eshte gjirokastrite nga famija e Kokalarajve. Ajo ka lindur në Shqipëri dhe më pas u zhvendos drejt Suedisë, pasi i ati, nipi i Musine Kokalarit, kishte funksionin e ambasadorit të Shqipërisë. Për shumë vite Kokalari ka qenë e angazhuar me rininë e PPE-së dhe disa herë ka qenë zëvendëspresidente. Kreu i PD, Lulzim Basha e ka quajtur kete nje moment historik, teksa me nje shenim ne faqen e tij ne FB, shpreh urimet per Arben, fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës se PD në Partinë Popullore Europiane!

Mesazhi i Bashes 

Të dashur miq, sapo urova në telefon Eurodeputeten e parë shqiptare, shqiptaro-suedezen Arba Kokalari që u konfirmua pak çaste më parë si fituesja e mandatit të eurodeputetes për partinë e Moderatëve suedezë, simotrës tonë në Partinë Popullore Europiane!
Natë e paharrueshme për Arbën dhe familjen e saj, natë fitore për Moderatët që konfirmuan 4 eurodeputetë dhe natë historike për të gjithë ne shqiptarët që inagurojmë me Arba Kokalarin praninë shqiptare në ulëset e Parlamentit Europian!
Krenar dhe i lumtur me fitoren e Arbës, ju shpreh mirënjohjen time të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Suedi që me votën e tyre e mundësuan këtë moment historik!
Dua po kështu t’ju falenderoj me mirënjohje në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, të gjithë ju bashkatdhetarë të nderuar në vendet e BE që me votën tuaj për partitë simotra të PD, rikonfirmuat Partinë Popullore Europiane si forcën e parë politike në Parlamentin e ardhshëm Europian! #ShqipëriaSiEuropa

Shkruaj nje koment