Një Gjirokastrite si zëvendëspresidente e Asamblesë së OKB

0
238

Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur gjirokastrit Ismail Kadare është përzgjedhur si zëvendëspresidente e Ansamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75 të saj. Kjo është një arritje jo vetëm personale e saj, por edhe për Shqipërinë e Gjirokastrën.
Në rrjetin e saj social FB Kadare ka shkruar :
“Krenare të njoftoi se Shqipëria është zgjedhur si zëvendës/presidente në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është një nder i madh për të shërbyer si zëvendës/presidente në këtë sesion historik dhe po shoh para për të punuar me ambasadorin turk Volkan Bozkir, që është edhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme.”
Besiana Kadare ka shërbyer si sekretare e parë në Misionin e Përhershëm të Shqipërisë në OKB, në vitet 2002-2005. Më pas ajo u kthyer në Shqipëri për të punuar në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). Në 2008-n, Besiana do të shërbente në Ambasadën e Shqipërisë në Francë, ndërsa nga 2011-20016 ajo ishte ambasadore e Shqipërisë dhe delegate e përhershme në organizatën Arsimore, Shkencore dhe Kulturore në Kombet e Bashkuara (UNESCO), në Paris.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here