Nje jete mes mistikes dhe reales, tempulli qe Arben Bajo ngriti e ku do mbetet i paharruar!

0
219

Arben Bajo skulptori dhe pedagogu i njohur Gjirokastrit eshte ndare nga jeta diten e sotme ne moshen 53 vjecare. Arbeni gdhendi shume figura, u dha formen qe deshi me duart e tij te arta por e kishte te pamundur ti jepte formen e duhur virusit qe i mori jeten . Covid-19 nuk e kurseu as ate.
Nga sot artit do ti mungoje nje mjeshter, do ti mungoje shokeve , te afermve dhe familjes por do ti mungoje edhe Gjirokastres.
Bajo lindi me 1967 ne Gjirokaster ndersa studimet i kreu ne liceun e Fierit kurse per skulpture studioi ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane.
Si shume te tjere edhe ai provoi emigrimin por ndryshe nga te tjeret nuk u largua ne asnje moment nga pasioni i tij.Per vite me radhe ai mbeti i njejti person i sjellshem modest e punetor, me ide brilante , dhe duararte ku ne veprat e tij percillen mesazhe te shumta humaniste.

Nen lekuren e tij fshihej gjithmone vendlindja , per asnje cast ai nuk u nda prej saj pavaresisht udhetimeve te tij, jetes se re qe kishte nisur. Bajo mbeti i paprekur nga modernja, ai ishte i perfshire ne nje bote qe dikujt mund ti dukej demode , por ai dinte mjaft mire te shfaqte mistiken si reale. Nuk u shkeput dot nga e vjetra per te deshmuar se e kaluara eshte e pandryshueshme , ajo duhet respektuar, vleresuar e kujtuar ne cdo moment.Figura te vjetra , emra te njohur, nderthurrur deri diku me bashkekohoren .
Nese do vizitonit studion e tij do ishit ne dileme nese po hynit ne nje studio te thjeshte skulptori apo ne nje tempull ku zotat e hyjnit ishin duke ju pritur .
I frymezuar gjithmone nga qyteti ku lindi , Gjirokastra per te ishte muza qe e shoqeroi gjithe jeten me te mirat dhe te keqijat, me ato qe ne dukje nuk i japim rendesin por per nje artist vlejne per krijimtarin. Bajo numëron nëntë ekspozita personale e të pafundme kolektive.

Eshte realizuesi i shtatores se At Zef Pellumbit qe ndodhet ne Shengjin.Bajo ka realizuar edhe skulpturen e Asim Zenelit, Vaçe Zeles ne Lushnje, etj.
Rruga e jetes iu nderpre ne menyre te padrejte por ajo qe do mbetet pas eshte padyshim krijimtaria e tij , si nje deshmi e gjalle e pasionit , talentit dhe vullnetit te tij per te bere gjera te pavdekshme ,nje jete mes legjendash dhe mistikes ne tempullin qe vete Bajo krijoi e ku do te mbetet gjithmone i paharruar.

Shkruaj nje koment