Një minutë heshtje për viktimat e tërmetit Turqi-Siri në protestën e opozitës

0
90

Protestuesit e opozitës kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit Turqi-Siri.

Ka qenë ish deputeti Aldo Bumçi ai i cili ka kërkuar nga protestuesit në fillim të fjalës që mbajti në podium të nderojnë dhe kujtojnë viktimat e tërmetit shkatërrimtar të së hënës duke mbajtur një minutë heshtje.

Për 60 sekonda mijëra protestues kanë heshtur për të nderuar kujtimin e viktimave.

Shkruaj nje koment