Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thumbuar Ramën me foton e fundit të shpërndarë në Facebook.
Kurti ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e qeverisë së tij dhe presidenten Vjosa Osmani. Krahas fotos, kryeministri i Kosovës shkruan “pasdite në Ballkonin e Hapur”, duke thumbuar kështu nismën e Ramës, Vuçiçit dhe ish-kryeministrit të RMV, Zoran Zaev.
“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, shkruan Kurti në Facebook.
Rama zhvilloi një tur ballkanik, por Kurti refuzoi ta takojë. Kryeministri i Kosovës tha se do të kishte një takim me Ramën vetëm nëse ky i fundit pranonte të mbahej mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, e cila u anulua nga Tirana.