Një përgjigje për Zamirën

0
603

Po i kushtojmë pak rëndësi reagimit që ka nxituar të prodhojë “njeriu me shenjë” në emër të Zamira Ramit. Jugunews.net nuk e ka në axhendën e përditshme kryetaren e Bashkisë së Gjirokastrës ndonëse rekordet e saj publike me arrogancën karakteristike me administratën, punonjësit dhe komunitetin,  janë normale për të dhe përbëjnë lajm. Nuk kemi ndërmend as të fabrikojmë lajme për të, sepse lajmi vetë është AJO në cdo orë të ditës. Nuk e delegjitimojmë si kryetare të Bashkisë, pavarësisht se fitoi me premtime suficitare për të mos zënë në gojë, deformimet e votës që erdhën nga zemërgjerësia e pushtetit për të “gostisur” me ushqime familjet e vobekta në këmbim të premtimin se po zbriste vetë “Mesia” nga qielli për gjirokastritët. Nuk i hyjmë fare asaj sepse është e kaluar ashtu sikurse nuk e besojmë që ikën dy vite të karrikes së saj në krye të Bashkisë. Ajo që na bën përshtypje, është ndjeshmëria që ka Zamira ndaj baltosjes së një të vërtete, që kërkon pa sukses ta mbulojë me një përgjigje që duket sikur e ka shkruar një ish instruktor partie që e mban si gaztor pallati. Zamira, kjo nuk të shërben aspak, fare fare. Do të shërbente nëse do të reflektojë karshi veprimit të guximshëm të asaj gruaje, që ti i ke plasur shpirtin, thyer besimin, mohuar të drejtën dhe crrënjosur dlirësinë që ka një grua ndaj gruas. Ti ke thyer ligjet e natyrës së femrës o Zamirë.

Ti je unikale.

Si ty nuk ka, sinqerisht po ta themi.

Duhet të shikosh veten para pasqyrës shumë herë në ditë dhe të pyesësh atë që reflekton përballë teje.

Kush jam unë?

Nga vij?

Pse jam kaq e kompleksuar me njerëzit?

Etj etj.

Zamira, janë këto kredite që ty, të cuan në dëbimin nga kryesia e LSI në dhjetor të vitit të kaluar. Janë këto tipare të karakterit tënd që shfaq, ato që të cuan në konflikt me të gjithë LSI. Prej kohësh duhet të reflektoje për sjelljen tënde prepotente që vetëm ti e ke dhe askush tjetër duke armiqësuar në këtë 8 mars, figurën e femrës në sytë e meshkujve.

Përmes një video “të pacensuruar” kërkoje t’i hidhje hi syve, ndjekësve të tu në FCB, që po të shterojnë për arsyet e mësipërme, që të deligjitimoje të vërtetën që Jugunews.net, e ka Alfën dhe Omegën e vet.

Pështyma e asaj gruaje, duhet të të ndërgjegjësonte dhe jo të të acaronte.

Ajo pështymë është mjalt për ty, sepse të ndihmon që ti të reflektosh.

Era e asaj pështyme, nuk ka kutërbimin e gjirizit që mban me vete lart e poshtë, por aromën e një gruaje që di të denoncojë dhe të ndëshkojë në formën e saj.

Ajo cfarë prisnim nga ty, ishte falenderimi që duhet t’i përcillje asaj nëne në këtë ditë që të “lau” me pështymën e saj revoltuese cka do të ishte një gjest fisnik nga ana jote. Se në fund të fundit edhe pështyma e një plake ka vlerë kur ajo të ndëshkon për dicka që ti e ke mashtruar.

Dhe në fund po të këshillojmë: Bëj detyrën tënde si kryebashkiake dhe mos u merr me incidente të tilla se ndodhin. Të paktën ti shpëtove me një të pështyrë, ndërsa të tjerët e kanë pësuar më keq. Dhe kur të gjendesh në siklete të tilla, herës tjetër vendos gjirizin tënd që e mban me vete majtas-djathtas, lart-poshtë sepse është mësuar me aromën gjirizore.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here