Një polic i “ndershëm” në Kakavije, con në burg, dy hallexhinj nga Berati

0
651

Policët kufitarë kanë filluar ndërgjegjësimin më në fund për të denoncuar rastet korruptive. Fati i keq, u qëlloi dy banorëve të Beratit, të cilët për 2 mijë lek, që i ofruan policit të turnit, do të qëndrojnë në burg deri në gjykimin e tyre. Ngjarja është shënuar një ditë më parë në Pikën Kufitare të Kakavijes kur Bilbil Delibashi 37 vjec dhe Taulant Kuka 33 vjec, kanë kanë dashur të kalojnë ilegalisht drejt Greqisë, përmes piramidës nr 28. Kjo u ka kushtuar mjaft beratasve të cilët nuk e prisnin që të arrestoheshin pas disa minutave për shkak të një veprimi në tentativë korruptiv. Njëri prej tyre Bilbil Delibashi i ka ofruar policit B.M. tre kartmonedha me prerje 500 dhe 1000 lekëshe cka ishte provë “ndershmërie” për policin kufitar i cili menjëherë e denoncoi këtë rast tek organet e Policisë Kufitare cka u shoqërua më pas me arrestimin e beratasve. Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, prangosën dy beratasit për veprën penale të korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Në dëshminë e tyre, beratasit e kanë argumentuar tentativën për të kaluar drejt Greqisë pa pasaportë, me faktin se gjatë vizitës së fundit në shtetin helen, kishin tejkaluar afatin e qëndrimit në hapësirën Shengen dhe për pasojë, nuk do të lejoheshin nga autoritetet greke për të hyrë në Greqi. Kjo ka detyruar beratasit, të korruptonin policin kufitar me 2000 lekë cka për policin mund të ketë qenë shumë e papranueshme, apo “ndershmëri” në funksion të kryerjes së detyrës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here