Një rregjim që vret 176 pasagjerë, është një burim terrorizmi!

Nga Tritan Shehu

Nje rregjim qe vret 176 pasagjere, eshte nje burim terrorizmi!
E pa imagjinueshme, krim monstruoz i vertete, qe me ne fund rregjimi i Iranit u detyrua ta pranoje, eshte vrasja e qellimeshme e atyre njerrezve, femijeve, qytetareve, mbi qiejt e Teheranit.
Nuk mund te kete cfajesim me deklarata alla Shvejk, qe mund te “lajne” ate gjak nga duart e vrasesve, qe mund te mjegullojne ate rakete te leshuar nga njesi te rregullta te nje ushtrie te keqperdorur per qellime te mbrapshta.
Sot, kur teknologjia eshte e komandueshme deri ne te qinden e sekondes se fundit te shperthimit, te tilla akte vrastare lidhen vecse me nje indokrinim kriminal, radikalizem ekstrem, mendje te robotizuara qellimshem per terrorizem e krime te tilla makabre.
Dhe te mendosh se ai rregjim apo te tjera si ai disponojne a mund te disponojne neser edhe arme berthamore…!
Prandaj ne jemi e duhet te jemi gjithmone me ShBA ne te gjitha perpjekjet e saj te “Sigurise Globale”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment