Nje tjeter shtet i mbyll deren Shqiperise

Hungaria do të ndalojë banorët e vendeve afrikane, shumicës së vendeve aziatike dhe të disa shteteve europiane që të hyjnë në territorin e saj nga mesnata e së martës, njoftoi sot qeveria, duke theksuar ringjalljen në mbarë botën të rasteve të reja me COVID-19.
‘Ne duhet të ruajmë veten, në mënyrë që virusi të mos sillet nga jashtë. Shkalla e infeksionit këtu po bie dhe ne duam ta mbajmë atë kështu’, tha Gergely Gulyas, kreu i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban, para gazetarëve.
Nga kjo masë e re preken vendet afrikane dhe aziatike, me përjashtim të Kinës dhe Japonisë.
Në Europë, masa vlen për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Ukrainën.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment