Një Vit i Ri i zbehtë,i heshtur e i zbrazët në Gjirokastër

0
177


Na ndajnë pak ditë nga ndërrimi i viteve por në Gjirokastër ,atmosfera është shumë larg festives.As dritat e ndezura tradicionale ,dekoret nuk ia vënë “buzën në gaz ” këtij qyteti.Një dhjetor me ” drita të ndezura” por me ” shpirtra të fikur”.
Rrugët e kalldrëmta të qytetit të Argjiros nuk arrijnë të mbushen me njerëz.Në dallim nga muajt e tjerë të mëparshëm ,numri i turistëve është ulur ndjeshëm duke sjellë një pakënaqësi të madhe tek operatorët turistikë apo edhe tregtarët si në zonën muzeale dhe në zona të tjera.
Varfëria e skajshme e qytetarëve gjirokastritë i ka lënë tregjet bosh.Duke shpresuar për shitje ,tregtarët e fruta perimeve apo dhe produkteve shtazore ,presin në të ftohtin e dhjetorit duke dalë që në orët e para të mëngjesit por pa rezultat.Kthehen sërish në shtëpitë e tyre me “duar në xhepa”.
Dhjetori i festave ka ” heshtur ” rrugët e sokaqet ,moti i ftohtë njëherazi bën që njerëzit të mbyllen në shtëpitë e tyre .
Ndonëse pritej që festat të sillnin më shumë njerëz në qytet për shkak të kthimit të emigrantëve ,dhe këta të fundit ,shumica kanë zgjedhur të qëndrojnë në shtetet fqinje duke marrë dhe familjarët pranë.
Ky ndoshta do të jetë një nga vitet më fatkeqe të Gjirokastrës pas eksodit masiv të të rinjve i cili po harron të ndalet .Një Vit i Ri i zbehtë dhe i zbrazët!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here