Një vit në luftë me Rusinë, sa ukrainas janë strehuar në Shqipëri?

0
125

Sot, u shënua një vit nga nisja e luftës në Ukrainë, ku mbetën mijëra të vdekur, miliona të tjerë të larguar nga shtëpitë e tyre, qytete të tëra të shkatërruara dhe kërcënime të vazhdueshme për një përshkallëzim të konfliktit, edhe mes Rusisë dhe NATO-s.

Më 24 shkurt 2022, në orën 5 të mëngjesit, me orën e Kievit, Vladimir Putin i’u adresua kombit me një fjalim dhe shpalli nisjen e një “Operacioni Special Ushtarak” dhe kërkonte demilitarizimin e Ukrainës, të ndalonte anëtarësimin e Kievit në NATO dhe ta mbante Ukrainën në “sferën e saj të influencës”. 

Që nga nisja e sulmit rus, në vendin tonë janë strehuar 2500 shtetas ukrainas, shkruan Klan tv nga 18 milionë që ka larguar lufta prej vendit të tyre. Nga 2500 ukrainas të strehuar,  138 prej tyre janë fëmijë.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here