Një vjetori i vrasjes se Kacifas shton tensionet në Dropull

0
153

Teksa afron data kur bëhet një vit që nga vrasja e ekstremistit grek Konstantinos Katsifas nga forcat RENEA, rrjetet sociale ‘vlojnë’ si nga pala greke ashtu edhe nga pala shqiptare. Së fundmi mediat greke kanë njoftuar se të shtunën në mëngjes në varrezat e fshatit Bularat ku prehet ekstremisti grek Konstantinos Katsifas, do të vijnë grekë të organizuar në shenjë përkujtimi për vrasjen e tij nga forcat RENEA.

Katsifas u eliminua nga RENEA më 28 tetor të viti të kaluar pasi hapi zjarr me kallashnikovin e tij që kishte modifikuar kundër policisë së Shtetit. Ndërkohë mediat greke hedhin sulme ndaj palës shqiptare duke thënë se ‘nacionalistë’ shqiptarë po përpiqen të organizojnë protesta kundër ceremonisë përkujtimore të Katsifas.

Deri tani asnjë institucion në Bashkinë e Dropullit nuk ka marrë njoftim për një organizim nga pala greke. Njëkohësisht edhe kompanitë e autobuzëve të udhëtarëve që operojnë në të dy vendet, deri më tani nuk kanë marrë rezervime massive për datën 25 apo 26 të këtij muaji. Mesa duket organizimi nëse do të ketë, do të jetë nga vetë grekët apo dhe nga subjekte politike ekstremiste që tashmë kanë dalë nga skena politike parlamentare sic është Agimi i Artë. Mësohet se nga policia, janë vënë në kërkim dy punëtorë që ishin protagonist në ndërtimin e bazës inerte në vendin ku u vra Katsifas, në majë të kodrës së fshatit Bularat.

Emrat e tyre policia i mban të fshehtë për shkaqe hetimi, por mësohet se ata janë paguar me orë pune për të ndërtuar memorialin kushtuar Katsifas. Momentalisht memoriali është lënë përgjysmë dhe pretendohej se do të ishte gati i kompletuar mëngjesin e kësaj të shtune.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here