Një vrasje në çdo pesë ditë, Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë në Europë

0
152

Vrasjet në Shqipëri mbeten në nivele të larta, duke u renditur të pestët në Europë për normën e vrasjeve për 100 mijë banorë.  Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT dhe të përpunuara nga Monitor, për dy vitet e fundit, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 1.8, ndër më të lartat krahasuar edhe me vendet e Bashkimit Europian.

68 persona humbën jetën në vend në 2018-n dhe po aq ishin në 2017-n. Thuajse çdo të pestën ditë në Shqipëri gjatë 2018-s është konsumuar vepra penale e vrasjes

Numri i vrasjeve me dashje shënoi rënie në raport me vitin 2016, ku si pasojë e kësaj vepre penale numri i vrasjeve arriti në 99, ku thuajse në çdo katër ditë një shqiptar humbi jetën. Krahasuar me vendet anëtare të BE-së, Shqipëria renditet krahas vendeve me normë të lartë. Rekordin në bashkimin europian e mbajnë vendet baltike. Në Letoni, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 5.6, ndjekur nga Lituania me 4 vrasje për 100 mijë banorë dhe Estonia me 2.2 vrasje për 100 mijë banorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here