“Njerëzit në Gaza po vdesin para syve të botës”

0
28

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se njerëzit vazhdojnë të vdesin para syve të botës në katastrofën e pashembullt që përjetohet në Rripin e Gazës ku Izraeli ka detyruar popullatën duke i lënë në uri dhe pa ujë.

Në një postim 

nga llogaria e saj në median sociale X, UNRWA tërhoqi vëmendjen mbi urinë dhe krizën humanitare që thellohet çdo ditë e më shumë në Rripin e Gazës që ndodhet në bllokadën dhe sulmet e Izraelit.

“Një katastrofë e pashembullt po përjetohet para syve tanë Gaza. Çdo orë që kalon po bëhet edhe më i pashpresë në Gazën nën bllokadë. Njerëzit në Gaza po vdesin para syve të botës”, theksohet në postim.

Në një deklaratë të bërë dy ditë më parë nga UNRWA thuhej se “Nevojat e mëdha humanitare të më shumë se 2 milionë njerëzve në Gaza ndodhen përballë rrezikut të thellimit të mëtejshëm, pas vendimit të 16 vendeve donatore për të ndërprerë mbështetjen financiare për UNRWA-në”.

Komisioneri i përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini paralajmëroi se në rast të vazhdimit të ndërprerjes së mbështetjes financiare për institucionin, me shumë mundësi do të detyrohen të ndalojnë punimet tyre pas fundit të këtij muaji jo vetëm në Gaza por në të gjithë rajonin.